6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

EULEX-i dështon në hetimet për vjedhjen e famshme në Polici

Më të lexuarat

Tre vjet më parë në Dhomën e Dëshmive të Policisë së Kosovës, ndodhi vjedhja që u quajt spektakolare.

Mirëpo edhe pse kanë kaluar tre vjet, që kur ka ndodhur kjo vjedhje, as organet vendase të drejtësisë e as prokurorët e EULEX-it që më vonë e morën rastin në duart e tyre, nuk kanë arritur të zbardhin këtë rast.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, ka thënë për Indeksonline se ky rast është në dorë të EULEX-it.
“Rasti ka kaluar në duar të EULX-it dhe tani ata i kanë kompetencat lidhur me këtë rast” ka thënë Sadriu.
E në anën tjetër, Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it, ka deklaruar për Indeksonline se hetimet lidhur me rastin e vjedhjes në dhomën e dëshmive, janë pezulluar.
“Hetimi lidhur me rastin e Dhomës së Dëshmive të Policisë së Kosovës në Prishtinë është pezulluar për shkak të kufizimit kohorë për hetimet, që është i paraparë me ligj. Prokuroria është në pritje të zhvillimeve tjera para se të ndërmerr hapa të ardhshëm” ka thënë Krasniqi.
Kjo vjedhje në dhomën e dëshmive në Policinë e Kosovës, me 25 prill të vitit 2009, pati lëkundur reputacionin e policisë, pasi në atë dhomë nuk kanë mundur të hyjnë as persona, e as hajna të zakonshëm. /Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit