2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Kurti: Aleanca Rusi-Serbi, rrezik për konflikte në Ballkan

Më të lexuarat

Kryeministri Albin Kurti gjatë adresimit në Këshillin e Atlantikut ka thënë se Kosova ka një marrëdhënie të veçantë me SHBA-në, të cilin e ka vlerësuar si mik qenësor, aleat kritik dhe partner të pashmangshëm.

“Historitë tona janë të ndërlidhura e të ardhmet tona janë të afërta. SHBA ka udhëhequr invervenimin humanitar me anë të NATO-s, duket ndalur kështu pushtimin sistematik të Kosovës dhe gjenocidin ndaj nesh. Ishte luftë ku gati 13 mijë civilë të paarmatosur humbën jetën, mbi 10 përqind e të cilëve ishin fëmijë, 20 mijë gra janë përdhunuar dhe qindra masakra. Familjet e tyre ende kërkojnë drejtësi nga një kundërshtar i cili madje mohon që kanë ndodhur këto krime. Por SHBA na besojnë, na kanë besuar në luftën për liri demokraci dhe pavarësi dhe vetëvendosje”, ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se Kosova nga viktima e një gjenocidi të rëndë është rritur në një shtet të pavarur e sovran, me institucione të plota dhe një kushtetutë të bazuar në parimet e lirisë, paqes barazisë e respektimit të drejtave të njeriut.

“Storia e suksesit tonë është storie të cilën e ndajmë me të gjitha kombet demokratike. Kosova tashmë kontribuon në paqe e siguri duke shërbyer krah për krah me aleatin tonë SHBA-në. Vitin e kaluar gati 1,500 të avokuar nga Afganistani i strehuam dhe më pas bashkë shkuam në Kuavajt në misionin tonë të parë  paqeruajtës. Po ashtu ishim pjesë e ushtrimit të përbashkët ushtarak me SHBA-të ku ishim një nga 16 vendet nikoqire me mijëra ushtarë. Bashkëpunimi jonë i vazhdueshëm e fortifikon këtë zotim dhe këtë përkushtim të Kosovës për paqe për siguri dhe anëtarësim në NATO”, ka shtuar Kurti.

Sipas tij sot Evropa është në një moment të rrezikshëm pas invazionit të paarsyetuar e të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.

“Për shumë ditë Ukraina ka duruar këtë sulm. Për ne këto fotografi na kthejnë dhimbjet e vuajtjet e 23 viteve më parë. Për këtë arsye kemi shprehur solidaritetin tonë me Ukrainën që prej ditës së parë të sulmit. Menjëherë iu bashkuam sanksioneve ndaj Federatës ruse. Nuk hezituam të shprehim gatishmërinë tonë për të pranuar deri në 5mijë refugjatë dhe kemi ofruar hapësira pune e jetese për 20 gazetarë“, ka thënë tutje kryeministri.

Ai ka thënë se kohët e fundit kemi dëgjuar gati çdo ditë referimin e Putinit ndaj Kosovës si precedent për  të hyrë në punët e një vendi tjetër. Por kjo, ka thënë Kurti, as më shumë e as më pak është një gënjeshtër. Sipas tij krahasimi me Kosovën është tepër i largët që të ketë çfarëdo vlerë kritike. NATO ka hyrë në Kosovë për të ndalur gjenocidin që po kryhej nga Serbia e Millosheviqit, që shumë e ngjashme me gjenocidin që po kryhet në Ukrainë tani.

“Të përdorësh Kosovën si argument për të sulmuar Ukrainën është thjeshtë një argument kundër gjithë rendit e të drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësisë për të mbrojtur normat e të drejtës ndërkombëtare. Mohimi e anashkalimi, ky ka qenë parimi i Rusisë dhe tashmë e njëjta gjë po bëhet edhe nga dora e zgjatur e Rusisë në Ballkan, Serbia. Kjo nuk mund të injorohet sidomos tani kur Serbia refuzon të sanksionojë agresionin rus. Rusia po përpiqet të përhap edhe beteja të reja për të pasur atë strategjinë e eskalimit për të deeskaluar.  Duke pasur parasysh marrëdhënien e afërt të Serbisë me Rusinë mbështetja e saj për invazionin në Ukrainë dhe faktin se Republika Sërbska ende kontrollohet nga Rusia po aq sa nga Serbia, rreziku që konflikti të përhapet edhe në Ballkanin Perëndimor është fatkeqësisht  shumë i lartë“, ka nënvizuar Kurti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit