5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kurdët e Irakut falënderojnë “armiqtë”: Turqia, e para që na ndihmoi pas tërmetit

Më të lexuarat

Autoritetet e Rajonit të Veriut të Irakut që përbëhet me shumicë kurde, kanë falenderuar publikisht “armikun” politik, Turqinë, pasi Ankaraja ka qenë e para që ka ndihmuar këtë entitet pas tërmetit të rëndë që preku Irakun e Iranin, ku ka pasur pasoja katastrofike.

Siç bën të ditur TRT, Kryeministri i Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG), Neçirvan Barzani e ka falënderuar Turqinë, shtet i cili e e ka kontaktuar menjëherë pas tërmetit dhe i ka dërguar ndihmat e para për të prekurit.

“Të dielën në darkë Turqia kaloi në kontakt me ne. Ndihmat e para erdhën nga pika e kalimit kufitar Habur. I falënderojmë shumë”, u shpreh Barzani, duke shtuar se Turqia është gjendur pranë tyre në ditët e vështira. Kujtojmë se një akt të tillë Turqia e ndërmorri dhe mbi 15 vjet më parë, duke qenë i pari shtet në ndihmë të Greqisë, pas një tërmeti që ra në vendin helen. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit