Gati një milion euro i dhanë kosovarët për kurban, por nga parat që u shpenzuan nuk fituan shitësit shqiptar por në Hungari.
Por ky nuk është i vetëm problem. Dy javë pas Bajramit i tërë mishi ende nuk ka arritur në Kosovë e për disa vonesat janë të papranueshme.
Një doktor i shkencave Islame thotë se kjo praktikë e vonesës së shpërndarjes së mishit të kurbaneve është e papranueshme.
“Është e përcaktuar koha e prerjes së kurbani që duhet të kryhet gjatë ditëve të Bajramit”, thotë doktori i shkencave Islame për Klan Kosova.
Por për BIK-un kjo çështje nuk qon shumë peshë. Me rëndësi është që mishi të jetë i sigurt.
“Sofra e atij që ka nevojë do të begatohet sikurse në Bajram andaj nuk ka problem koha se kur shpërndahet por me rëndësi të jetë i sigurt”, ka thënë një zyrtar i BIK-ut.