11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Kurani të bëhet pjesë e kurorëzimit britanik”

Më të lexuarat

Deklarata e një peshkopi liberal të Kishës Anglikane ku propozohej që gjatë kurorëzimit të Princit Çarls të citoheshin edhe pjesë nga Kurani, ka shkaktuar debat në Angli.

Lordi Herries, i njohur për qendrimet e tij liberale deklaroi të enjten se në kurorëzimin e Princit Çarls, përveç citimit të Biblës të shtohej edhe citimi i Kuranit. Kjo sipas tij do të bënte që besimtarët myslimanë të mbretërisë të ndjeheshin të përfaqësuar.

Por kritikët sulmuan idenë dhe akuzuan Kishën Anglikane se është shkëputur jo vetëm nga vlerat dhe tradita e saj, por edhe se është larguar nga vlerat e krishtërimit.

Deklarata e peshkopit mbërrin 20 vite pas asaj të bërë nga vetë Princi Çarls. Në vitin 1994 ai deklaronte se do të pëlqente më shumë të ishte “mbrojtës i besimeve” se sa “mbrojtës i besimit”, duke vendosur në një peshë të barabartë të gjitha besimet e përmbledhura në kurorë.

Vite më vonë, në 2006 ai ripërsëriti qendrimin e tij kur deklaroi se do të pëlqente një kurorëzim multifetar dhe jo të përqendruar në një fe të vetme.

Formula ceremoniale e kurorëzimit të monarkëve britanikë qendron në fuqi prej dekadash dhe ajo i mëshon idesë së mbrojtjes dhe pavarësisë së Kishës Anglikane. / Top Channel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit