KURANI I I PËRGJAKUR
Nga: Eduart Thartori
Nuk ka ndodhur shumë larg nesh! Nuk ka ndodhur as shumë kohë para nesh! Është drama e ditëve tona, e vendeve tona.
SLLUPÇAN 24.05.2001, në këtë ditë tanket maqedonase e kishin rrethuar fshatin nga rruga e hyrjes së tij, helikopter dhe artileri ishin pozicionuar nga majat e kodrave që e rrethonin. Brenda në fshat ishte mbledhur rezistenca e popullit.
Ai nuk ishte thjesht një fshat por ishte një vatër energjike e fesë islame i cili kishte filluar t’i tregoj botës se feja islame është kudo në jetën e tij. Nëpër lagjet e tij, nëpër xhamiat, nëpër shkollat, nëpër odat e burrave, apo dhomat e grave. Bile deri në fushat e sportit feja islame kishte zbritur. Nga ai fshat islami po i thoshte botës jam gati të të udhëheq.
Në atë fshat nuk u la shtëpi pa u bombarduar nga artileria dhe nga tanket. Duhej patjeter të merrej ai fshat, sepse marrja e tij do të thoshte fitore e luftës. Aty ishte rezistenca e pastaj të tjerat fshatra nuk ishin një problem i vërtetë. Zinxhiret e tankeve ecnin përpara ndërsa nga hendeket e muxhahideve, dëshmorët binin njeri pas tjetrit. Por tanket u ndaluan edhe pse me shumë gjak dëshmorësh, tanket u ndaluan. Tanket e para në rradhë morën flakë dhe kjo bëri që të tjerët të tërhiqeshin. Rezistenca arriti t’i shkulte.
Nëpër podrumet e shtëpive nënat, motrat, pleqtë dhe fëmijët, të gjithë luteshin për bijtë e tyre që po haheshin dhëmb për dhëmb me makinerinë ushtarake maqedonase. I luteshin Allahut që t’i forconte, tu jepte kurajo e të mos e kishin frikë vdekjen. I luteshin Allahut që të duronin e mos zbrapseshin. E lutjet u degjuan….
Do të doja që në ato momente të isha aty t’i merrja të gjithë e t’i bëja që të jetojnë, por Allahu i kishte dashur ata, për Firdeusin e Tij. Ajo predhë kishte qëlluar më shpejtë se dëshira ime.
Në atë podrum ndodheshin shumë gra e fëmijë e ndërmjet tyre edhe Sizana, hafizja e Kur`anit e cila kishte dashur t’i jap vetes kurajo duke shijuar ajetet e Allahut në atë Mus`haf. Zëri i saj tek këndonte Kur`an perzihej shpejt me fishkëllimat dhe buçitjet e granatave dhe predhave apo edhe kallashnikoveve. Ajo kishte vendosur ta shijonte atë melodi hyjnore, në ato çaste që ishin më të bukurat e jetës së saj. Kishte ardhur momenti …
Ajo predhë mori jetën e të gjithë atyre që ishin brenda në atë podrum dhe Sizana ishte rrezuar dhe Mus`hafi i kishte rënë nga dora e saj. Gjaku i kishte kishte vaditur faqet e Mus`hafit të cilin ajo e deshi kaq shumë dhe ndau me të sekondat e fundit të jetës së saj në këtë botë.
Historia përsërit vetveten… kështu ndodhi më parë me Othman Ibn Afanin (r.a), kështu duhet të ketë ndodhur edhe në Palestinë e tani na ra edhe ne rasti të na ndodh.
Në fakt këto do të ndodhin sa herë të ketë islam të vërtetë.
Kur feja islame do jet i gjallë do ketë edhe tanke për ta shuar, por ai do mbesi përsëri gjallë e tanket do ndryshken.
Kur të jet besimi në Allah, njerëzit do të nxjerrin në pah heronjtë e tyre e aty nuk ka pak.
Kur të kemi fenë islame mes nesh frika do heshtë. E vërtetat do të marrë fjalën.
E lusim Allahun të na bashkoj me dëshmorët tanë në xhenetet e Firdeusit
…. Une isha aty, shumë vonë, por isha aty për të marrë një mësim të madh që na e dha Sizana Zimberi.
Dedikuar heronjve të luftës së Sllupçanit 2001
Mulla Jakup Asipi.
Komandant Telit.
Abdul Mexhidit (luftëtarit 13 vjeçarë)
Nënave dhe motrave e burrave e grave civile të rënë si viktima të kësaj lufte.
E të gjithë heronjve të tjerë të rënë aty.
Dedikuar Familjes Zimberi “Jasharajve” te Sllupçanit
Dedikuar Sizana Zimberit, dëshmores së Kur`anit
PS: Shkruar në 24 maj 2009