Ne njeriun e kemi mësuar për prindërit e vet, sepse nëna e vet e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.
(Sure Llukman: 14)
Qumështi i nënës është një përzierje e pakrahasueshme që u krijua nga Zoti si një burim i shkëlqyer ushqimi për fëmijën e porsalindur por edhe si një substancë që rrit rezistencën e tij ndaj sëmundjeve. Ekuilibri i vlerave ushqimore tek qumështi i nënës është në nivele ideale dhe gjithashtu ai është në formën ideale për trupin ende të parritur të fëmijës. Njëkohësisht, qumështi i nënës është shumë i pasur me vlera ushqimore që ndihmojnë në përshpejtimin e rritjes së qelizave të trurit dhe të zhvillimit të sistemit nervor. 75) As ushqimi artificial i prodhuar nga teknologjia e sotme nuk mund ta zëvendësojë këtë burim të mrekullueshëm ushqimi.
Lista e avantazheve të fëmijës nga qumështi i nënës rritet nga dita në ditë. Kërkimet kanë treguar se fëmijët e ushqyer nga qumështi i nënës janë veçanërisht të mbrojtur nga infeksionet e sistemit të frymëmarrjes dhe atij tretës. Kjo sepse antitrupat në qumështin e nënës sigurojnë një mbrojtje direkte ndaj infeksioneve. Veti tjetër anti-infeksionale të tij është se ky ushqim krijon një ambjent të përshtatshëm për bakteret “e mira” të quajtura “florë normale” dhe përbën një barrierë ndaj baktereve, viruseve dhe parazitëve. Për më tepër, është zbuluar se në qumështin e nënës ka faktorë që rregullojnë sistemin imunitar ndaj sëmundjeve infektive dhe e lejojnë atë të funksionojë normalisht. 76)
Meqë qumështi i nënës është modeluar në mënyrë të veçantë, ai është ushqimi më i tretshëm për fëmijët. Duke qenë se është shumë i pasur me vlera ushqimore, ai tretet shumë lehtë nga sistemi i ndjeshëm tretës i fëmijës. Kështu, meqënëse fëmija harxhon më pak energji për tretjen, ai mund ta përdorë atë energji për funksione të tjera trupore si rritja apo zhvillimi i organeve.
Qumështi i nënave që kanë pasur fëmijë të parakohshëm (prematurë) përmban nivele më të larta yndyrnash, proteinash, natriumi, klori dhe hekuri me qëllim që të përmbushë nevojat e fëmijës. Në të vërtetë është parë se nga qumështi i nënës, funksionet e syrit zhvillohen më mirë në fëmijët prematurë dhe gjithashtu ata dalin më mirë në testet e inteligjencës, si edhe kanë avantazhe të tjera.
Një zbulim tjetër i ri shkencor që i përket qumështit të nënës është se ai është shumë i dobishëm për fëmijën, për dy vjet. 77) Ky informacion i rëndësishëm i zbuluar nga shkenca vetëm kohët e fundit u zbulua nga Zoti në vargun “…pas dy viteve ia ndau gjirin…” 1400 vjet më parë.