4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kurani dhe shkenca: Fenomeni mjekësor që i hutoi shkencëtarët amerikan

Më të lexuarat

Skeptikët gjithmonë janë munduar të mundin Kuranin dhe janë përpjekur të tregojnë se ajo që gjendet në Të është në kundërshtim me shkencën dhe zbulimet shkencore, si dhe ky Libër është plot legjenda dhe rrëfime që nuk kanë të bëjnë me realitetin. Si argument marrin ajetet kuranore që flasin për banorët e shpellës.

Në lidhje me këtë ata thonë: Si është e mundur që ata të kishin fjetur aq vite, si kishin fjetur me sy të hapur, ndërsa më vonë janë zgjuar? Kjo sipas tyre është në kundërshtim me ligjet e mjekësisë dhe se ky fenomen nuk mund të shpjegohet nga perspektiva mjekësore.

I Lavdëruar është Allahu! Gjithmonë kur të gjeni kritika të drejtuara ndaj Kuranit do të gjeni zbulime shkencore që flasin të kundërtën: Se Kurani është e Vërteta, e jo ajo ë thuhet për të. Kjo ndodh sepse Allahu i Madhërishëm thotë: “Allahu nuk do t’ju kap kurrë rast mohuesve që t’i shkatërrojnë besimtarët.” (Nisa, 141).

Ernest Kretschmer në vitin 1940 zbuloi një fenomen relativisht të ri, ndërsa më vonë të njëjtin fenomen e përshkruan shkencëtarët B. Jennet dhe F.Plum dhe e quajtën “gjendja vegjetative”. Në këtë gjendje pacienti gjendet në koma (“letargji njerëzore”), mirëpo sytë i ka të hapur. Ndonjëherë ndodh që të buzëqesh dhe të ndjej se çfarë ndodh përreth tij si dhe është në gjendje ta gëlltis pështymën e tij. Pacienti është në gjendje pjesërisht të vetëdijshme, duket se është zgjuar, mirëpo, në fakt, është një gjendje letargjike. Kjo ndodh për shkak të lëndimeve apo ndonjë sëmundje.

Studimi tek i cili erdhën duke përdorur FMRI (Functional magnetic resonance imaging) tregon se truri i njeriut në një gjendje të tillë mund jetë me vite. Ja çka i huton shkencëtarët: Çka është ajo që stimulon trurin? Çka është ajo që pacientin e mban në jetë edhe në një gjendje të pavetëdijshme. Dhe çka është ajo që ia mundëson pacientit që përnjëherë të zgjohet dhe të filloj të flas, sikur nuk ka ndodhur asgjë?

Në fillim shkencëtarët menduan se kjo gjendje është një gjumë i thellë, mirëpo më vonë u bë e qartë se një gjendje e tillë nuk është gjumë, por diçka e pa shpjegueshme apo një fenomen. Duhet të potencojmë edhe atë se pacienti në një gjendje të tillë ushqehet në mënyrë të veçantë. Duke injektuar ushqimin në organizëm.

Shkencëtarët thonë se truri i pacientit jep shenja që tregojnë reagimet e tij ndaj rrethit; pacienti mund të lëviz dhe të përgjigjet stimulimeve të jashtëm, mirëpo është pa vetëdije. Nëse e shini në atë gjendje, pacienti duket sikur është i zgjuar; nëse i flitni, truri i tij do të përgjigjet ndaj urdhrave, mirëpo pacienti është në koma dhe pa vetëdije.

Djelmoshat e Shpellës

Allahu i Madhërishëm na tregon për disa djelmosha të cilët për ta ruajtur besimin në Allahun u fshehën në një shpellë, Ndërsa Allahu i Madhërishëm i nderoi me një mrekulli që të jenë shembull për njerëzit. Në Kuran thuhet: Kur djelmoshat u strehuan në shpellë e thanë: “O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!” Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre (i vumë në gjumë) në shpellë për disa vite me radhë. Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) për të parë se cili prej atyre dy grupeve është më preciz në njehsimin e kohës sa qëndruan gjatë.” (Kehf 10-12).

Nëse mendojmë pak do të shohim se si ky rrëfim që tregon mënyrën e fjetjes së djelmoshave të shpellës dhe si lëviznin ata nga ana e djathtë në të majtë është i ngjashëm me fenomenin mjekësorë. Shkencëtarët që skanuan trurin e pacientëve në gjendje koma thonë se rezultate treguan se aktivitetet e trurit të pacientit janë të ngjashme me aktivitetet e trurit tek njerëzit e shëndosh.

Pacientët duken shumë normal dhe ata që i vërejnë u duken se janë të zgjuar. Këtu do të përmendim fjalët e Allahut të Madhërishëm kur flet për djelmoshat e shpellës: “ Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur, e Ne i rrotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin. Qeni i tyre i kishte shtrirë këmbët e para pranë hyrjes. Sikur të kishe hasur në ta, do të ishe kthyer duke ikur dhe do të ishe mbushur frikë prej tyre. (El-Kehf, 18), pra lëvizja nga e djathta në të majtë është një reagim normal i personit që fle. Nga kjo mund të përfundojmë se përshkrimi kuranor i tregimit është shumë i logjikshëm, ndërsa ajo çka habit është fjetja e tyre 309 vjet pa ushqim dhe ujë dhe kjo është një mrekulli e Allahut për të cilën ne besimtarët musliman nuk kemi aspak dyshim. Duke folur me gjuhën mjekësore, fjetja e cila zgjat me vite është diçka normale.

Shkencëtarët e hutuar

Disa ditë para shkrimit të këtij teksti një paciente amerikane e cila në koma kishte qëndruar gjashtë vjet, befasisht ishte zgjuar dhe kishte filluar të flas me familjen e saj sikur të mos kishte ndodhur asgjë; në gjendje të vetëdijshme ishte tre ditë, dhe gjatë asaj kohe kishte folur në mënyrë shumë normale, pastaj ishte kthyer përsëri në koma! Mjekët thonë se ajo është zgjuar katër herë gjatë kohës së letargjisë së saj. Ajo çka i huton mjekët është fakti se kjo gjendje nuk është as gjumë as koma. Është interesant se Allahu i Madhërishëm në të njëjtën mënyrë e përshkruan gjendjen e djelmoshave të shpellës ku thotë: “Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur”.

Shkencëtarët e konsiderojnë një mrekulli kthimin në jetë të pacientes amerikane! Ky fenomen i kishte habitur shkencëtarët amerikan sepse nuk ishin në gjendje ta shpjegojnë një gjë të tillë. Këto raste i quajnë mrekulli. Tani mund të parashtrohet pyetja: Nëse shkencëtarët perëndimorë me sytë e tyre i shohin njerëzit duke fjetur me vite, atëherë pse nuk besojnë se Kurani Fisnik thotë të vërtetën kur flet për djelmoshat e shpellës?

Pyetja e dytë është: “Nëse Muhamedi a.s nuk do të ishte i Dërguar i Allahut, si kishte mundësi ta përshkruaj gjendjen e tyre: “Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur.”

Dhe në fund një mesazh të gjithë atyre të cilët edhe më tej dyshojnë: “A nuk persiatin ata për Kurani! Sikur ai të mos ishte prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie.” (Nisa, 82).

Burimi: quraninauka.page.tl / novihorizonti.ba

Përshtati: A. D. (Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit