1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kur’anët dhe dorëshkrimet osmane që i mbante mbyllur Enver Hoxha, tani ekspozohen në… (Video)

Më të lexuarat

Dorëshkrimet e Bizantit, Romës, dhe Kostandinopojës po ekspozohen këto ditë pikërisht në Vilën e Enver Hoxhës, dhe për ti parë këto libra ka një interesim të jashtëzakonshmëm.

Shtëpia e ish-diktatorit Enver Hoxha shërben tashmë si strehë e një ekspozite, që nën titullin “Urtësi e pashuar” shfaq vëllime të rralla dhe të moçme të trashëgimisë që kemi në latinisht, shqip, greqisht, osmanisht, persisht.

Në mesin e dorëshkrimeve me interes, prej se nuk është folur shumë për to, janë ato të koleksionin të dorëshkrimeve osmane, arabe e perse.

Mes tyre, përmendim TALIMUL-MUTEALIMI(TË MËSUARIT E DIJEVE) dorëshkrim i vitit 1276/1857. Në letër e me 106 fletë, dorëshkrimi në osmanisht, i Imam Burhanedd’n ez-Zernuxhi është kopjuar nga Es-seit Ahmet Shykri duke përdorur shkrim nesih. Libri ka qenë pronë e Jashar Erebarës, që e ka blerë në Shkup më 1908. Ka qenë pjesë e programit mësimor në medrese. Është quajtur udhërrëfyesi i dijes për shkak të tematikave që përfshin.

KURANI KERIM është prej dorëshkrimeve më me rëndësi në AQSH. Dorëshkrimi në letër i shek.XV me 353 fletë ka kaligrafi të tipit tuluth e fletët e para të origjinalit të shek.. XV kanë humbur dhe janë zëvendësuar më pas. Ai është më i vjetri dorëshkrim kuranor në AQSH.

Nga i njëjti koleksion del edhe HIKAJE E PEJGAMBERIT JUSUF (S.S)Rrëfenja të Pejgamberit Jusuf, dorëshkrim i vitit 1055/ 1646 me kalendarin gregorian. Është shqip por me alfabet arab dhe autori i tij është Rushan Efendi nga Korça.

Gjendet mes “Urtisë së pashuar” edhe një TEFSIR – I KURAN (Interpretim i Kuranit) dorëshkrim arab i vitit 1671 kopjuar nga Hafiz Osmani.

Ndërkaq, DIVAN (POEZI) është dorëshkrim persisht i Hafiz Shemseddin Muhammed Shirazi me dekore të punuara me ar (viti 1456).

Nga koleksioni i dorëshkrimeve osmane, arabe e perse, përmendim edhe HADIKAT’US-SUADA (Bahçja e të përjetëshmve) 1888, TERXHYME-I MAKALAT (Përkthimi tregimeve) 1753, KELAM-I RABBANI (Fjala e Rabanit)1859, LELJA DHE MEXHNUNI, dorëshkrim i vitit 1803 në osmanisht, që është historia e një dashurie të pamundur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit