-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kur Umer Ibn Hatabi, radijaAllahu anhu, hyri si triumfator në Kuds

Më të lexuarat

“Kur Umer Ibn Hatabi, radijaAllahu anhu, hyri si triumfator në Kuds (Jeruzalem) për t’iu dorëzuar çelësat e qytetit, e prisnin priftërinjtë më të lartë.
Ata iu drejtuan devesë që mbante Salim, radijaAllahu anhu, një nga shërbyesit e Umerit, radijaAllahu anhu, e vetë ai ishte më këmbë. Sahabët e tjerë u treguan se Umeri është pikërisht ai që është më këmbë, atëherë njëri prej priftërinjve ra në sexhde dhe tha:
Ne kemi lexuar në librat tanë se çelësat e Kudsit do t’i marrë një prijës i drejtë, i cili ecën më këmbë dhe shërbëtorët i ka mbi kafshë dhe rroba e tij ka 17 arrna.
Kur sahabët ia numëruan arrnat rrobës së Umerit, radijaAllahu anhu, ishin pikërisht 17 arrna.
Ky ishte Umeri, i cili ka ngrënë 6 muaj rresht vetëm bukë të thatë me vaj, aq sa kërkonte t’ia ngrohnin pak që të mos i bënte keq në barkun e tij që përvëlonte nga uria. Kur i kërciste barku nga uria, ai i thoshte: “Nuk ke për të shijuar mish, përderisa myslimanët janë të uritur”.

Dr. Umer AbdulKaafi, Allahu e ruajt


E si mund t’i kuptojë pushtetari të varfërit e të uriturit e popullit të tij kur barkun e ka të mbushur plot?! Si???
Allahu qoftë i kënaqur me Umerin, i cili e mbushi tokën me drejtësi dhe mirësi!
Shembulli i tij dhe prijësve të tjerë të drejtë duhet të jetë subjekti i edukimit të brezit të ri.

(Të jesh i drejtë që të arrish atë që kërkon, të jesh i kënaqur me atë që ke që të kesh mirësitë e kësaj bote!)

Njerëzit e mëdhenj i bën vepra e tyre, puna dhe përkushtimi ndaj komunitetit ku ata jetojnë. Nuk i bën ata pozita.

/t.me/aminandreu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit