Amaneti në perceptimin e muslimanëve të hershëm nuk ka qenë vetëm në përmbushjen e premtimeve dhe kujdesin ndaj pasurisë së lënë si amanet, por kaplonte edhe lindjen edhe perendimin.
Amaneti ishte pema e frytshme e tevhidit, fryti i besimit, hija e kësaj pemës dhe nozulli i udhëtarit.
cila ishte rritur në prehërin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:
“Subhanall-llah, prej saj di vetëm atë që di mjeshtri për arin e kuq”.
Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“A për xehen e arabëve po më pyetni? Të zgjedhurit e tyre në xhahilijet, janë të zgje- dhurit në Islam nëse e kuptojnë fenë”.
“Njerëzit janë sikur njëqind devet, në mesin e të cilave nuk mund të gjesh asnjë bartëse”.
Amanet është implementimi i ligjeve të sherijatit në jetën private dhe jetën e njerëzve.
“(Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mun- dësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon për- fundimi i çështjeve” . (El-Haxhxh: 41).
– Namazi është amanet, nëse një njeri e humb namazin, tjerat edhe më lehtë i humbë.
Andaj Enes ibn Maliku, kur pa humbjen e namazit në kohën e Haxhaxhit qau, siç tregon Imam Buhariu në “librin mbi kohët e nama- zeve” në kapitullin “Humbja e namazit nga koha e vet”. Transmeton Zuhriu, i cili thotë:
“Hyra te Enes ibn Maliku në Damask, e e gjeta duke qajtur. I thashë: pse po qan? Tha: nuk njoh gjë nga ajo që ka takuar në kohën e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, përveç këtij namazi, mirëpo edhe ky namaz është humbur”.
– Zekati është amanet, andaj Siddiku, Ebu Bekri, radijall-llahu anhu, i luftoi ata që refuzuan ta japin dhe u dha përshkrimin e renegatëve.
– Agjërimi është amanet, andaj:
“Nëse ndokush është duke agjëruar le te mos flet fjalë të ndyta dhe le të mos bërtet, nëse e shan dikush ose e lufton le të thotë: unë jam agjërueshëm”.
– Haxhi është amanet, andaj:
“Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr në- për këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje…”. (El-Bekare: 197).
– Thirrja në rrugë të All-llahut është amanet, sikurse ka thënë Pejgamberi, sal- lall-llahu alejhi ve sel-lem:
20
“Vëzhguesi nuk e gënjen popullin e vet”.
– Amanet është edhe përqendrimi në dhikër, besnikëria ndaj Pejgamberit, sal-lall- llahu alejhi ve sel-lem, vazhdimi në fe deri në fund të jetës.
Ebu Sufjanin e pyeti Herakli për shokët e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: a kthehet ndokush prej tyre nga feja e tij, në shenjë hidhërimi? Tha: jo. Herakli tha: kësh- tu është puna e besimit, kur përzihet me pastërtinë e zemrës.
Ata, sahabet, kanë thënë:
Ne i kemi dhënë besën Muhammedit
Për xhihad sado që të jemi gjallë.
Kurse djaloshi i ka thënë mbretit:
“Ti nuk ke mundësi të më mbytish derisa
nuk thua: në emër të Zotit të këtij djaloshit. Ai ashtu edhe veproi. Kurse mbarë njerëzit thanë: i besuam Zotit të djaloshit”.
Pastaj gropuan hendeqe të mëdha, të cilat i mbushën me zjar, edhe kush nuk kthente nga besimi i tij, e hedhnin në te:
“E nuk patën pse t’i urrejnë, përveç që e besuan All-llahun, ngadhënjyesin, të lavdë- ruarin,…”. (El-Buruxh: 8).
Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Në kohën e kaluar, e sjellnin njeriun dhe e prenin me sharrë, ia ndanin mishin nga esh- trat, e tërë kjo nuk e ndante nga feja e tij”.
Nga ëmbëlsia e besimit është edhe:
“Të urrejë të kthehet në kufër, ashtu si urren të hedhet në zjarr”.
Kurse njeriu që besoi tha:
“Dhe, o populli im, ç’është që unë ju thë- rras në shpëtim, e ju më thirrni për në zjarr? Më thirrni ta mohoj All-llahun dhe adhuroj atë që nuk di asgjë për të, ndërsa unë ju thërras për te i gjithfuqishmi, mëkatfalësi!”. (Gafir:41-42).
All-llahu i mëshiroftë ata magjistar të cilët u çliruan nga prangat e kësaj bote edhe i
shkaktuan dështim Faraonit duke thënë:
“… e ti bëje atë që mendon ta bësh, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takon jetës
së kësaj bote!”. (Taha: 72).
– Amanet është edhe fuqia për të ruajtur
të drejtat e tjerëve, siç iu përgjigj Jusufi, alej- hisselam, mbretit, kur ai i tha:
“…”Tash ti ke te na pozitë dhe je i besu- eshëm”. Ai (Jusufi) tha: “Më cakto mua për- gjegjës të depove të vendit, unë jam besnik i dijshëm”. (Jusuf: 54- 55).
Kurse bija e Shuajbit, aljhis-selam, tha:
“Njëra prej atyre dyjave tha: “O babai im, merre këtë në shërbim me pagë, pse më i miri i atij që do ta marrësh në shërbim është ai i fuqishmi e besniku!”. (El-Kasas: 26).
– Amanet është bamirësia ndaj prindërve, kujdesi për pasurinë e muslimanëve, ruajtja e nderit dhe fesë.
Andaj, ata tre persona që i mbylli shkëmbi në shpellë, i shpëtoi vërtetësia e amanetit të tyre. I pari ishte besnik ndaj prindërve të vet, i cili qëndroi tërë natën me gotën e qumësh- tit në dorë, kurse fëmijët e tij qanin nga uria. I dyti ishte besnik ndaj pasurisë së vëllaut të tij, pasuri të cilën e kultivoi dhe u kujdes për te, në munges të tij. Kurse i treti ishte bes- nik ndaj nderit të gruas së huaj dhe ruajtës i kufinjve të Zotit:
“Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (All- llahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën)”. (El-A’raf: 201).
– Amanet është kontrollimi i dëgjimit, llo- garia e shikimit dhe përcjellja e zemrës:
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njo- huri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi”. (El-Isra: 36).
– Mbyllja e gojës nga gjërat shkatërruese është prej amanetit.
“Vallë pse hudhen njerëzit me hundë në
zjarr të xhehenemit përpos se si korrje e asaj që ka mbjellur goja e tij”.
“Në atë ditë kur dëshmojnë kundër tyre gjuhët e tyre, duart dhe këmbët e tyre për atë që ata kanë punuar”. (En-Nur: 24).
– Nëse ndalemi dhe analizojmë ata tre persona që me to do të ndezet zjarri i xhe- henemit, do të shohim se ata e kanë hum- bur amanetin.
Lexuesi i Kur’anit e ka bërë atë vepër, për ti thënë lexues i dalluar, kurse ai që ka dhë- në sadaka, këtë vepër e ka bërë për ti thënë sadakadhënës, e ai që ka luftuar, e ka bërë këtë vepër për ti thënë trim, edhe ashtu u kanë thënë.
Njeriu që i ban veprat për syefaqe, ai nuk shpreson shpërblim te All-llahu:
“E mos u bëni si ata që e harruan All-lla- hun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vet- veten! Të tillët janë ata të prishurit”. (El- Hashr: 19).
– Për këtë edhe tradhtia është shenjë e dyftyrësisë:
“Kur të flet gënjen, kur premton nuk e re- alizon premtimin, kur i lihet ndonjë gjë në amanet, e tradhton amanetin dhe kur ban marëveshje e then marëveshjen”.
– Amanet është ruajtja e dijes dhe kujdesi i tij, ashtu siç kanë thënë dijetarët:
“Kjo dije është fe, andaj shikoni se nga cili e merni fenë tuaj”.
Kur erdhën jemenasit te Pejgamberi, sal- lall-llahu alejhi ve sel-lem, i thanë: na dërgo një njeri të na mësojë sunnetin dhe islamin, e kapi për dore Ebu Ubejden e tha: “ky është besniku i këtij ummeti”. Në transmeti- min tjetër qëndron se banorët e Nexhranit i thanë Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel- lem: na dërgo një njeri besnik. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u tha: do tu dërgoj një njeri që me të vërtëtë është bes- nik”.
E mëshiroftë All-llahu Hatib Bagdadiun, i cili i ka thënë nxënësit të dijes:
“Mësimin përmendsh të hadithit bëne kuj-tesë kujdesi e jo kujtesë transmetimi, sepse transmetuesit janë shumë, kurse kujdestarët e tyre janë pak. Ndodh që ndokush që është i pranishëm është duke munguar, ose ndo- një dijetar është sikur ndonjë injorantë, ndo- shta ndonjë bartës i hadithit nuk ka prej tij asgjë me vehte, sepse ai që e hedh për shkak të vendimit të tij është sikur ai që nuk e njeh dhe nuk e mëson”.
Abdul-Aziz Xhurxhaniu thotë:
Poqëse dijetarët kujdeseshin për dijen, do të ruhej
Po ta madhëroni do të bëhej edhe më madhështore
Mirëpo ata e nënçmuan, e u bë i pavlerë
E njëllosën me lakmi saqë u bë e huaj për ta.
– Amanet është të kryhen detyrat që i ke- mi ndaj muslimanëve, t’ua kryejmë nevojat e të ngratëve, tu shërbejmë atyre që kanë nevojë, këto janë cilësitë e Pejgamberit, sal- lall-llahu alejhi ve sel-lem.
“Asesi All-llahu nuk do të poshtërojë as- njëherë, sepse ti kujdesesh për farefisin, bartë barën e tjerëve, u jep të ngratëve dhe u ndihmon në vështirësitë e të vërtetës”.
Aisheja, radijall-llahu anha, thotë:
“Morali i tij ishte Kur’ani”.
“Secili prej jush është çoban dhe është përgjegjës për tufën e tij…”.
“Muslimanët qëndrojnë në kushtet e tyre”. – Amanet është zbatimi i detyrave të
Kur’anit Fisnik dhe Sunnetit të Ndershëm, aplikimi i urdhërave dhe qëndrimi te kufinjtë e tyre.
Është tradhti ndaj All-llahut dhe Pejgam- berit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, që të shahen sahabet e Pejgamberit, alejhisselam, ose të anatemosen dy pleqt e ndershëm,
Ebu Bekri dhe Omeri, kurse ajetet e Kur’anit flasin se All-llahu është i kënaqur me ta, kurse Resulull-llahi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Mos i shani shokët e mi”.
E mëshiroftë All-llahu nënë tonë, Aishen, radijall-llahu anha, e cila i ka thënë Urves, siç transmeton Muslimi:
“Biri i motrës sime, janë urdhëruar të kër- kojnë falje për shokët e Pejgamberit, sal-lall- llahu alejhi ve sel-lem, kurse ata i shajnë”.
Sa dëshmi e madhe është dëshmia e Hu- sejn Museviut, i cili në librin e tij të çmue- shëm: “Për All-llahun e pastaj për historinë”, thotë:
“Nëse i pyet çifutët: kush janë njerëzit më të mirë në fenë tuaj? Ata do të thonë: sho- kët e Musait. Nëse i pyesim të krishterët: kush janë njerëzit më të mirë në fenë tuaj? Ata do të thonë: shokët e Isaut. E nëse i py- esim shiitët: kush janë njerëzit më të këqinjë sipas jush dhe besimit tuaj? Ata do të thonë: shokët e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem”.
– Amaneti është paanshmëri dhe sinqeri- tet, ti zbresim njerëzit në pozitat e tyre dhe mos ti nënvlerësojmë, siç thotë All-llahu, subhanehu ve teala:
“O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të ven- dosur për hir të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmë- risë. Kini dro All-llahun se All-llahu di hollë- sisht për atë që veproni”. (El-Maide: 8).
– Amanet është gjithashtu që mos ta ngri- sim të poshtrin, mos ta lavdërojmë të paaftin, mos t’ia dorëzojmë gjërat atij që se meriton, mos ti madhërojmë injorantët dhe mos ti ar- bitrojmë në fenë dhe dynjanë tonë.
Nëse e bëjmë të kundërtën e kësaj kemi bërë tradhti, e cila na e eliminon stabilitetin e dynjasë, jetën e këndshme dhe bazën e civilizimit. Sa bukur e ka titulluar Imam Buhariu në “Librin mbi Telashet”, “Kapitulli: kur të mbeten mbeturina e njerëzve”, ku përmendi gjendjen e kohës së fundit. Në këtë kohë “njeriut që ska as një grimcë në hardallit iman në zemër, i thuhet sa i mençur dhe sa i kujdesshëm”.
– Amanet është dëshmia për All-llahun, këshillimi i muslimanëve, sqarimi i të vërte- tës.
Kur e kanë pyetur Hafidh Ali ibn Medinin mbi babën e tij, Abdullah ibn Xhaferin, ka thënë: babi im është i dobët (në transmeti- min e haditheve). Kurse Shube ibn Haxhaxhi ka folur për djalin e tij ka thënë: “e kam emërtuar djalin tim Sad, mirëpo ai as që u bë i lumtur e as që shpëtoi”. Kurse Imam Dhehebiu duke folur për biografinë e Ebu Ali El-Ehvaziu, në librin e tij “El-Mizan”, tha: Po të kisha folur për hatër do të kisha folur për Ebu Alinë, sepse nga ai kam marur senedin e lartë në Kur’an”.
– Amanet është lërja e pretendimit të rrej- shëm.
Sepse “ai që mburret me atë që nuk e ka është sikur ai që vesh rroba të gënjeshtrës”. Imam Dhehebiu ka përmendur në “Sijer”
dhe Ibn Kethiri në “El-Bidaje ven-Nihaje” se Ebu Abdullah Hakim en-Nejsaburi, ua lexon- te njerëzve përmirësimet që ia kishte bërë Hafidh Abdul-Gani ibn Seid, në librin e tij “El- Med’hal”. Nuk u mjaftua me këtë por i dër- goi letër ku e falënderonte për këshillën. Atëherë Ibn Seidi tha: “kuptova se ishte njeri i mençur”.
Ky është amaneti, mbi të cilin është ngri- tur qielli dhe toka: ta kontrollosh vetveten në çdo gjë, qoftë e vogël ose e madhe, t’ua dimë vlerën atyre që kanë vlerë.
Imam Sehaviu përmend në librin e tij “El- Xhevahir ved-Durer” se hoxha i tij Ibn Ha- xheri, abstenoi nga dhënia mësime në Sahi- hun e Imam Muslimit derisa nuk vdiq Zerke- shiu, sepse senedi i tij ishte më i lartë në këtë libër.
All-llahu e mëshiroftë Imam Sujutiun, sa bukur ka folur në librin “El-Fariku bejne Nakili ves-Sariki”, si koment i fjalës së Muze- niut në fillimin e “Muhtesarit” të tij: “Libri mbi Pastërtinë”. Ka thënë Imam Shafiu: All-llahu ka thënë: Kemi zbritur nga qielli ujë të pas- tër”. A nuk e ka parë këtë ajet Muzeniu në Mus’haf e ta tregon pa ia adresuar Imamit të tij?!
Dijetarët kanë thënë: ai ka vepruar kështu sepse hapja me këtë ajet ka qenë vepër e Imam Shafiut, e jo e tija. Pastaj tha: tërë këtë e ka bërë nga kujdesi për amanetin dhe ikja nga tradhtia, sepse shoqërues shumë i keq është tradhtia, pastaj duke e zbatuar hadithin dhe duke i pasuar imamët në të ka- luarën dhe në të tashmen, duke u ruajtur nga rrena dhe mburrja për gjëra që si pose- don, nga pasimi i argumenteve me sa fuqi që ka, nga dëshira për të arritur deri te do- bia dhe bereqeti, për ta ngritur veprën e ty- re në gradën më të lartë nga shkalla më e ultë, për ta falënderuar dijen dhe dijetarët dhe për t’ia dhënë të drejtën të parit për shkak të vlerës që ka”.
Dr. Muhamed Omer Devle
Përshtati: Bekir Halimi
Burimi: www.shkollaislame.com