4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Kur quhet udhëtim?

Më të lexuarat

Pyetje: Kur quhet udhëtim?

Përgjigje: Shejh Muhamed Ibn Salih el-Uthejmin, Allahu e mëshiroftë.

Lidhur me distancën e udhëtimit, unë nuk kam gjetur asnjë dëshmi konkrete për të. Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë se i Dërguari salAllahu alejhi ue selem nuk ka caktuar ndonjë distancë për udhëtimin. Në atë kohë nuk kishte rrugëmatës për të llogaritur distancat në kilometra. Dijetarët të cilët caktuan distancën e udhëtimit me bërryla, milje… nuk kanë argumente. Pataj ata përdorën nga njësitë sikurse bërrylli, pëllëmba, gishti, qime kali. Kjo do të thotë se në qoftë se kam ardhur këtu dhe shoku im i udhëtimit është një bërryl para meje, ai është udhëtar ndërsa unë jo. Kush thotë kështu?

Prandaj mendimi më i saktë për definicionin e një udhëtimi është ajo që njerëzit e quajnë “udhëtim”, dhe që udhëtojnë atje. Ky është një udhëtim. Asgjë tjetër nuk është udhëtim.

Lika el-Bab el-Maftuh (1 B)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit