Pyetja:
Selam alejkum! Doja t’ju bëja një pyetje. Kur quhet hallall mishi i një kafshe? A lejohet të hahet mishi i therur nga një person që kur e ther kafshën, thotë thjesht “bismilah”? Allahu jua shpërbleftë me të mira!
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Pyetja juaj është e papërcaktuar dhe ne nuk arritëm ta kuptojmë çfarë po pyesni saktësisht. Sido që të jetë, therja ligjore ka kushte, disa kanë të bëjnë me personin që e bën therjen, disa me mjetin që bëhet therja dhe disa me mënyrën e therjes. Këto i kemi sqaruar në një temë të veçantë në rubrikën e Fikhut, prandaj mund të lexoni aty:
http://www.klubikulturor.com/Therrja%20ligjore.htm
Alaudin Abazi
14.6.2009