0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kur nisnin bombardimet e NATO-s mbi Serbi, “ushqimi” djallëzor i Putinit sot

Më të lexuarat

Vendimi: fjalët që Clinton iu tha amerikanëve

Si sot 23 vjet më parë, më 24 mars të 99-ës, nisën bombardimet e NATO-s kundër objektivave ushtarake serbe.

Ishte një fushatë e udhëhequr nga SHBA. Krimet serbe dhe spastrim entik kishin arritur kulmin në Kosovë, gjë që detyroi Aleancën të vepronte, nisur dhe nga përvoja jo e mirë e një hezitimi në Bosnje, duke lejuar që ate të kishte genocidi.

Urdhri për fillimin e bombardimeve u dha nga presidenti Clinton, kujton Klan Kosova, duke sjellë në kujtesë një fjalim të tij para popullit amerikan.

“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviç, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend stë paqes”, do thoshte njeriu të cilit i atribuohet çlirimi i Kosovës, ndodhur pas 78 ditësh. Më 9 qershor u arrit “Marrëveshja e Kumanovës”, e përkthyer si kapitullimi i forcave serbe.

Dy ditë më vonë, më 11 qershor, serbët nisën tërheqjen nga Kosova, duke shkaktuar dhe të qara e lot lumturie te popullata e Kosovës, e cila nuk hezitonte të puthte dhe tanket e NATO-s, gjatë hyrjes së këtyre të fundit në territorin e lënë nga serbët.

Por sot, Rusia ka sulmuar Ukrainën dhe Putini, në arsyetimet e tij të agresionit, ka gjetur si shkak dhe bombardimet e NATO-s mbi “vëllanë e vogël” në Ballkan, duke hedhur paralele spekullative realitetesh.

Më poshtë është një përmbledhje pamjesh nga bombardimet e NATO-s mbi Serbi, sjellë nga Klan Kosova. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit