-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kur nga qielli bie “zemërim” mbi Emirate

Më të lexuarat

Moti kasatrofik përmbyt Dubain, viktima në Oman

Reshjet e dendura të shiut në Emirate përmbytën rrugët e Dubait të martën dhe disa fluturime u anuluan për shkak të kushteve të rënda atmosferike.

Sipas agjencisë vendase të lajmeve WAM, reshjet e mëdha të shiut kanë ndikuar në jetën e njerëzve në rajone të ndryshme, duke përfshirë kryeqytetin Abu Dhabi dhe qytetin e Dubait.

Përveç kësaj, Shoqata e Futbollit të Emirateve të Bashkuara Arabe ka njoftuar shtyrjen e të gjitha ndeshjeve lokale të futbollit të planifikuara për sot, me data të reja që do të shpallen më vonë.

Autoritetet paralajmëruan publikun një ditë më parë për stuhinë e pritshme dhe qytetarëve iu kërkua të mos dilnin nga shtëpitë e tyre.

Gjithashtu, të paktën 17 njerëz vdiqën në Oman të martën nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura që kanë vazhduar që nga e diela, tha Komiteti Kombëtar për Menaxhimin e Emergjencave (NCEM).

Në përgjigje të kushteve të pafavorshme të motit, Qeveria e Omanit ka pezulluar punën e punonjësve dhe punëtorëve të sektorit publik dhe privat në pesë rajone. Autoritetet e Omanit janë angazhuar në përpjekjet e shpëtimit pasi të gjitha shkollat ​​në gjashtë provinca, përfshirë Muscat, u mbyllën për shkak të motit të pasigurt. /teshesh.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit