13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Kur Nënë Tereza “shenjtërohej” nga komunistët, asnjë fjalë për fetarizmin e saj

Më të lexuarat

Për afro 45 vite regjimi komunist nuk e lejoi Nënë Terezën të takohej me familjarët e saj që kishte në Tiranë, nënën dhe motrën Age. Por më 1 dhjetor 1990, në grahmat e fundit të regjimit, pas gjithë refuzimeve të vazhdueshme, Ramiz Alia si kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor nxjerr një dekret për dekorimin e nobelistes me urdhrin “Naim Frashëri” të Klasës I.

Vetëm një vit më parë, Nënë Tereza kishte shkëmbyer me presidentin Alia një varg letrash në një përpjekje të gjatë e dëshpëruese për të hapur në Shqipëri “Shtëpitë e Motrave” të urdhrit të saj, por që mori përgjigje negative nga krerët e regjimit, duke u justifikuar se në Shqipëri nuk kishte varfëri dhe se aktiviteti bamirës i “motrave” të saj nuk ishte i nevojshëm.

Dhe në dhjetor të ’90-ës, ndërsa kishte nisur procesin e pluralizmit dhe i hapjes së Shqipërisë me Perëndimin, Ramiz Alia ndryshon kurs dhe ndaj Nënë Terezës, duke i  urdhrin “Naim Frashëri” të Klasës I.

Dokumenti ruhet në AQSH në fondin dokumentar të Presidiumit në dosjen voluminoze me numër 207, mes 156 fletëve të tjera.

Me rastin e 2-vjetorit të shpalljes shenjtore të nobelistes, po publikojmë të plotë tekstin e këtij dokumenti mjaft domethënës sa i takon raportit të saj me regjimin komunist në Shqipëri.

Siç mund të vihet re, te fjalët dedikuese nuk thuhet asgjë dhe statusit të saj fetar, tek e fundit indicies bazë të aktivitetit bamirës së gruas me origjinë shqiptare.

Dokumenti i plotë:

Republika Popullore Socialiste e Shqipërise

Presidiumi i Kuvendit Popullor

Dekret

Për dhënie dekorate

Në mbështetje të nenit 77 të Kushtetutës;

Presidiumit i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë

Dekoron

Me urdhrin “Naim Frashëri” të Klasës I

Nënë Terezës, Anjeze Gonxhe Bojaxhiu

(me rastin e 80 vjetorit të lindjes) me këtë motivacion:

“Personalitet i shquar botëror, që, e frymëzuar nga dashuria e pafund për njerëzit, sidomos për të varfërit, të sëmurët e të uriturit, u ka kushtuar atyre tërë jetën e vet. Veprimtaria vetmohuese e Nënë Terezës, shpirti i rrallë i sakrificës dhe ndjenja e lartë e humanizmit të saj, ka fituar simpatinë e mbarë njerëzimit. Shqiptarët janë krenarë për këtë bijë të madhe e të nderuar të tyre”

Tiranë, më 1.12.1990

Nr. i dekretit:7434

Për Presidiumin e Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë

/tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit