3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kur Izraeli pretendon të ketë Zot

Më të lexuarat

Amoraliteti ulëritës i atyre që pretendojnë “mandat hyjnor” për të vrarë gra e fëmijë

Edhe pse ka qenë e është e qartë se Izraeli vetëm Zot nuk njeh, ose ose në rastin më të mirë ka një perceptim të shtrembër mbi Zotin, siç e kanë mbi veten se janë “popull i zgjedhur”, ata besojnë se Zoti do i ndihmojë në Gaza.

“Populli i Izraelit është gati dhe askush nuk mund të na mposhtë. Me ndihmën e Zotit do të luftojmë, do të fitojmë”, tha Benny Gantz, ish-ministri izraelit i mbrojtjes, gjatë një daljeje për media në Tel Aviv së bashku me Netanjahun.

Njerëzit që po kryejnë faqe botës një genocid, paraajmëruan për një luftë të gjatë në Gaza.  “Lufta brenda Gazës do të jetë e gjatë”, shtoi Netanyahu. “Ky është misioni im i jetës…në emër të ju dhe të gjithëve.”

Nga ana tjetër, Hamas tha se do lironte të gjithë pengjet nëse lirohen të gjithë të burgosurit palestinezë nga Izraeli. Kjo mund të ndodhte në një ditë të vetme ose gradualisht.

Por nga Izraeli duket se nuk e pranon këtë ofertë. “Për sa kohë që presioni ushtarak dhe zjarri rriten, aq më shumë ka gjasa që armiku të pranojë zgjidhjet për të rikthyer të dashurit tanë,” tha ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant. “Nuk do të jetë një luftë e shkurtër, do të jetë një luftë e gjatë. Duhet të kemi durim. Po bëjmë përpjekje që të rrëmbyerit t’i kthejmë tek ne, në vendin tonë. Është një përpjekje shumë e ndërlikuar. Po përballemi me një realitet që nuk e dinim në të kaluarën. Ne jemi gati për gjithçka. Ky nuk është një mision anësor. Ky është një prioritet kombëtar.”

Cështja bëhet më e mprehtë kur Izraeli flet në emër të Zotit. Pra kur pretendon se ka mandat hyjnor për të vrarë edhe gra e fëmijë, siç kanë bërë e bëjnë me bindje e rregullësi mizore.

Por të kesh Zot, thelbësisht do të thotë të kesh avantazhe të larta morale ndaj armikut, gjë që ata as s’e kanë e as s’e kanë patur. Të qënit pa moral është identiteti i tyre më i mbrapshtë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit