1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kur ishte Alija Izetbegoviç e kush është fjala vjen Joe Biden

Më të lexuarat

Dy dekada nga ikja e një gjigandi mendimi e virtyti, politik e njerëzor

Si sot 20 vjet më parë, u shua një ndër kolosët ballkanikë të mendimit politik e fetar, Alija Izetbegoviç, president i Bosnjës pas shpërbërjes së Jugosllavisë, njeriu që udhëhoqi vendin e tij në një luftë të përgjakshme me Serbinë.

Izetbegoviç ishte një intelektual e mendimtar klasi, i pakrahasueshëm me asnjë lider tjetër ballkanik, bashkakohinakë ose jo. Ai nuk ishte një politikan batutash, siç Rama që bën diferencën në këtë pikë, por thëniesh monumentale, të cilat shërbejnë si referencë për çdo kohë apo situatë.

Mbi të gjitha, ai ishte një mishërim morali, njerëzor dhe politik, mu prej të qënit fetar dhe super i lexuar.

Sot, kur bota thërret për paqe, nga ankthi i zjarrit të luftës i cili mund të çojë në një katastrofë botërore, ia vlen të kujtohet një prej thënieve të tij drejtuar lidërve botërore gjatë luftës së Bosnjes, të cilët llomotisnin për paqe ndërsa boshnjakët therreshin e vriteshin prej serbëve: “S’më intereson paqja, por drejtësia!”.

Dhe shihni: asnjë lider sot, rajonal apo botëror, nuk ka kapacitet për të prodhuar mendim, prej të cilit të përftohen perla që përçojnë inteligjencë e moral bashkë, të cilat mbërrijnë imponueshëm te ata që i dëgjojnë, popull apo elitë qofshin.

Shihni Bidenin, liderin më të fuqishëm të botës, që një ditë më parë në Izrael jo vetëm do u mbante iso gënjeshtrave të trasha dhe të ndyra të Tel Avivit, por nuk arriti të thotë qoftë dhe diç të mençur me vokacion humanist dhe zgjidhës situate, e cila të qe e denjë për lajm. Thjesht një plak i rëndomtë që mban çelësat e çështjeve botërore, pa asgjë brilante në jetën e tij, që në të tjera rrethana, fjala vjen shqiptare, do ishte duke luajtur domino me bashkëmoshatarët. Ndërsa Izetbegoviç ishte vërtet lider i një vendi të vogël ballkanik, por personaliteti fisnik, jeta e tij plot kauza të larta, mendimi i thellë, kultura imponuese, virtytet e larta dhe forca e fjalës, ishin ku e ku më lart se shumë nga ata që sot gabimisht quhen liderë botërorë, duke qenë hiçër tragjikë, tragjikë për faktin që bota ka varësi prej tyre, duke qenë të aftë vetëm për një gjë: të prodhojnë sa më shumë padrejtës e të mos zgjidhin kurrë diçka me drejtësi! Ndryshe kjo quhet zullum…

Post Scriptum: Alija Izetbegoviç është i vetmi lider ballkanik që ka lënë pas vepra të shkruara. Ajo që të shkakton shock është “Islami mes Lindjes dhe Perëndimit”, një sfidë për çdo mendje që i thotë vetes intelektual. Kush nuk e ka lexuar ende këtë kryevepër, është i mangët në kuptimin e thelbit të njeriut, botës dhe historisë. Kush e lexon, është krejt ndryshe në fundin e saj nga ç’ishte kur e nisi leximin. /tesheshi.com/  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit