6.8 C
Pristina
Friday, January 10, 2025

Kur gjyshet tona punonin me ferexhe dhe si u heq ajo?

Më të lexuarat

Nga Arlinda Canaj

Kjo foto e rrallë e botuar nga konica.al na udhëton në një kohë shumë të vjetër. Pamja tregon femrat shqiptare të veshura me ferexhe që punojnë në një rrobaqepësi të kohës. Ishte koha e gjysheve tona. Pikërisht për heqjen e ferexhesë ka një histori që na lidh me periudhën e Zogut. Ja çfarë vendosi ai…
Në mars të vitit 1937, Parlamentit shqiptar iu paraqit një ligj që u votua menjëherë, sipas të cilit konsiderohej shkelje e dënueshme me gjobë që arrinte në 500 franga ari, për çdo grua që e mbulonte fytyrën me ferexhe. Ligji parashikonte një dënim dhe më të rëndë për të gjithë ata që i ndalonin ose përpiqeshin t’i bindnin gratë të mos e zbatonin këtë ligj. Zogu për të mos e vendosur këtë ligj në mënyrë arbitrare zgjodhi një metodë më të tërthortë.

 
Ai dërgoi tri prej motrave të tij beqare, përkatësisht princeshat Myzejen, Ruhije dhe Mexhide në një vizitë të papritur në zonën më veriore të vendit, vend ku lulëzonte fanatizmi. Qëllimi i kësaj vizite ishte të jepej një provë bindëse dhe të prekshme mundësisë dhe prakticitetit të zbulimit të grave shqiptare, duke treguar para të gjithëve fytyrat e këndshme të motrave të Zogut. Tri princeshat ishin veshur me rroba të modës së fundit evropiane, me funde të shkurtra e të ngushta dhe me fytyra të lyera, qëndruan në Shkodër një javë, shoqëruar dhe nga nëpunës shtetërorë. Ato bënë vizita në shkolla, kisha, xhami, spitale, tregje, qendra arkeologjike dhe kaluan kohë me njerëz të ndryshëm. Aktiviteti ekonomik i Shkodrës u pezullua krejtësisht.

 
Princeshat, të cilat deri në atë kohë ishin të mbyllura në pallat nisën të bënin shëtitje me kalë në rrugët e Shkodrës e më pas të Tiranës dhe jepnin dreka darka në praninë e fotografëve. Turneu pati jashtëzakonisht sukses.
Mbreti mori masa dhe më kuptimplote. Ai u kujdesua që të siguronte dhe mbështetjen e Klerit. Organizoi një këshill mysliman që të jepte mendim rreth këtij ndryshimi, i cili aprovoi një raport të posaçëm ku pohohej se ligji islamik nuk u kërkonte grave të mbulonin fytyrën apo kokën. Ai shpalli dhe nevojën e pjesëmarrjes së grave në të gjitha veprimtaritë shoqërore.
Ligji hasi në kundërshtime, pasi shqiptarët nuk ishin në gjendje të përballonin kostot për blerjet e veshjeve të kohës. Por dalëngadalë ai u pranua. Zogu theksoi se gratë duhet të hiqnin perçen dhe të ruanin veshjen e mëparshme.

Kjo tregon edhe niher luftën e fuqishme ndër vite për të prishur femrën shqiptare dhe sot e shohim degradimin e saj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit