2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kur gjuha shqipe nuk respektohet nga vet shqiptarët

Më të lexuarat

Jo gjithmonë maqedonasit janë fajtor për mosrespektimin e gjuhës shqipe. Administratorët shqiptar, të cilët janë pjesë e gjykatave në vendbanimet e populluara edhe me shqiptarë, njëmbëdhjetë vite pas Marrëveshjes së Ohrit vazhdojnë që tërë dokumentacionin e gjyqësisë ta pranojnë dhe dorëzojnë vetëm në maqedonisht. Ankesat e fundit vijnë nga qytetarë shqiptarë nga Kumanova dhe Likova, të cilët akuzojnë administratorët shqiptarë në Gjykatën e këtij qyteti se refuzojnë aplikime, reagime dhe kundërshtime zyrtare edhe në gjuhën shqipe.

Milazim M. ka ndjerë përvojën e hidhur me administratorët shqiptarë në Gjykatën e Kumanovës. Këta të fundit nuk ia kanë pranuar “kundërshtimin” e një vendimi gjyqësor në gjuhën shqipe, edhe pse Milazimi thotë se të drejtën e përdorimit të shqipes ia garanton Kushtetuta e vendit. “Kundërshtimin e përgatita në gjuhën shqipe, pasi është gjuhë amtare e imja dhe si gjuhë zyrtare në vend. Por referentët që ishin në zyrën për pranimin e dokumenteve, që të gjithë shqiptarë, asnjëri nuk e pranoi kundërshtimin, me arsyetimin se nuk guxojnë të pranojnë akte në gjuhën shqipe, pasi nuk kanë pasur përvojë të tillë më parë dhe se për këtë gjë, duhet të flitet me kryetarin e Gjykatës Themelore të Kumanovës, gjithashtu shqiptarë. Më kërkuan që ta përgatis ‘kundërshtimin’ në gjuhën maqedonase, por unë këtë nuk e bëra, gjë që mund të më kushtojë me humbjen e afatit për ankesë”, tregon Milazimi, duke sqaruar se në zyrën e pranimit të dokumenteve të pranishëm kanë qenë tre referentë shqiptare – dy më të rinj, ndërkohë që i treti moti i punësuar, por që asnjëri nuk mori guximin ta pranojë “kundërshtimin” në shqip. Milazimi nuk është i vetmi qytetarë që ankohet se referentë shqiptarë të gjykatës në Kumanovë nuk pranojnë dokumente edhe në shqip.

Qemajli nga Likova tregon se rast të njëjtë ka pasur në po të njëjtën gjykatë. Ankesën për një vendim gjyqësor, të përgatitur vetëm në shqip, referentët shqiptarë në Gjykatë nuk ia kanë pranuar. “U detyrova ta shkruaj në maqedonisht, madje e pagova një që e dinë mirë maqedonishten, sepse gjuhën e institucioneve nuk e flas mirë. Referentët shqiptarë që bëjnë pranimin e dokumentacionit më thanë se nuk është praktikë e pranimit të dokumentacionit në shqip dhe u desh t’i dëgjoja”, ankohet Qemajli. Ndërkohë, ndryshe pohon kryetari i Gjykatës, Sefer Memeti. Ai siguron se nuk është në dijeni nëse referentët shqiptarë nuk i pranojnë ankesat dhe dokumentet tjerë edhe në shqip. “Palët kanë të drejtë të ankohen ose të dorëzojnë dokumente në shqip. Unë nuk jam në dijeni të këtyre rasteve, megjithatë i ftoj të gjithë ata të më drejtohen mua. Nëse kemi këso raste, do të filloj hetimin”, thotë Memeti. Përdorimin e shqipes nëpër gjykatat themelore e ka kërkuar të enjten edhe ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti.” Ligji për gjykatat mundëson që gjuha shqipe të përdoret, po ashtu edhe qytetarët mund t’i drejtohen në gjuhën amtare, ndërkohë që kanë të drejtë edhe përgjigjen ta kërkojnë në atë gjuhë”, ka informuar ministri Bexheti.

Shqipja nuk pranohet edhe në qytete tjera

Raste të njëjta me referentët shqiptarë të Kumanovës janë regjistruar edhe në Gostivar dhe Tetovë, dy qytetet këto me shumicë shqiptare dhe ku numri i të punësuarve shqiptarë është solid. Arsyet e njëjta janë dhënë edhe nga këta referentë në këto dy gjykata, ku gjithashtu udhëheqësit janë shqiptarë./koha.mk/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit