2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kur fillon Dhjetëshi i fundit i Ramazanit? – Bekir Halimi

Më të lexuarat

Katër Imamët thojnë se Dhjetëshi i fundit hyn me natën e 21 të Ramazanit.
Netët tek të dhjetëshit të fundit janë:
Nata e 21, nata e 23, nata e 25, nata e 27 dhe nata e 29.
Nata e 19 nuk hyn në netët tek të Dhjetëshit të fundit, pa marrë parasysh a është muaji 29 ditë apo 30 ditë.
Dhjetëshi i fundit i Ramazanit vlerën e ka te netët dhe jo te ditët, kurse Dhjetëshi i Dhul-Hixhes vlerën e ka te ditët.
Këto netë kanë vlerë për shkak se në to gjindet Nata e Kadrit.
Imam Ibën Haxheri thotë:
Nata e Kadrit është në Ramazan, në Dhjetëshin e fundit prej tij, në netët tek të këtij Dhjetëshi të fundit, jo në një natë të caktuar prej tyre. Në këtë përfundim na sjellin grumbullimi i krejt argumenteve që flasin për këtë temë. (Fet’hul-Bari, 4/260).

Ebu Seid el-Hudriu, radijallahu anhu, na rrëfen se:
Pejgamberi, ﷺ hyri në itikaf në dhjetëshin e parë të Ramazanit edhe ne hynëm me të në itikaf. I erdhi Xhibrili, alejhisselam, e i tha: ajo që ti e kërkon është përpara teje. Pastaj filloi të hyjë në itikaf në dhjetëshin e dytë. Hynëm edhe ne me të në itikaf. I erdhi Xhibrili, alejhisselam, e i tha: ajo që e kërkon është përpara teje. Në mëngjesin e ditës së njëzetë të Ramazanit u ngrit Pejgamberi, ﷺ, për të mbajtur një fjalim e tha: kush ka bërë itikaf me Pejgamberin, ﷺ, (dhe është larguar) le të kthehet. Unë e dija në cilën natë është Nata e Kadrit, por pastaj mu ngrit nga koka kjo dituri. Ajo është në dhjetëshin e fundit, në netët tek. Kam parë në ëndërr se atë natë sikur bëj sexhde në baltë dhe ujë. Kulmi i xhamis ishte i mbuluar me degë të pallmave. Në qiell nuk shinim asgjë. Erdhën re të vogla dhe të lehta dhe na ra shi. Na priu Pejgamberi, ﷺ, në namaz deri sa pamë gjurmët e baltës dhe ujit në ballin e Pejgamberit, ﷺ dhe majën e hundës së tij, vërtetim i asaj që kishte pa në ëndërr.
Buhariu, nr. 813

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit