-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kur fama dhe modestia bëhen bashkë – Dy raste aq madhështore

Më të lexuarat

Jo çdo superyll në botën e futbollit sot i pastron banjat, por këtë nuk e ka aspak problem ylli i Liverpulit, Sadio Mane, i cili ka një pagë prej 90.000 funtash në javë, që i bie mbi 400.000 euro në muaj.

Sulmuesi nga Senegali mahniti të gjithë me këtë aksion pas ndeshjes ndaj Leiçester Sitit, të cilën Liverpuli e fitoi me rezultat 2-1. (Sqarim Kjo ndeshja ishte zhvilluar disa vite më herët)

Dhe pas ndeshjes ndaj “Dhelprave”, Mane shkoi në një xhami lokale, ku filloi t’i pastronte banjat e objektit fetar.

Ndoshta dikush kur e lexon titullin do të thotë ç’lidhje ka kjo me humanizëm?! Sigurisht nuk ka lidhje, nëse e shikojmë humanizmin në kuptim të ngushtë, d.m.th. vetëm anën materiale të ndihmave. Por, nëse e shikojmë humanizmin në kuptimin e tij të plotë, atëherë do ta shohim se ka shumë lidhje me të, sepse shumë është njerëzore që njeriu të mbetet njeri dhe mos ta mendojë veten e tij më lart se të tjerët, pavarësisht suksesit apo famës që ka, por t’ua dëshmojë njerëzve se prapë unë jam si ju, njëri prej jush dhe për ju. Punoj dhe jetoj si ju. Nëse më është ngritur fama, nuk lejoj të më bie modestia, njerëzorja e morali, sepse atëherë më të vërtetë më humb vlera e vërtetë.

Kështu ngjashëm kishte vepruar edhe dijetari i mirënjohur egjiptian shejh Sharavi, Zoti e mëshiroftë, në kulmin e famës së tij, pasi kishte mbajtur një ligjëratë fetare, duke u kthyer në shtëpi i tha shoqëruesit të tij që e voziste veturën që të ndalonte te një xhami. Pasi u vonua, shoqëruesi i cili ishte familjar i tij shkoi që ta kërkonte në xhami, por nuk e gjeti, dhe kur shkoi ta kërkonte te abdes’hanja, e pa se kishte filluar t’i pastronte banjat dhe abdeshanen e saj. Kur e pa se çfarë ishte duke bërë, e pyeti për arsyen e atij veprimi, ai i tha: “Pata frikë mos më hynte vetja në qejf, e desha ta thyej vetëpëlqimin”.

A nuk është ky gjest human, kur njeriu përkundër suksesit dhe famës, prapë mundohet të qëndrojë njeri, të qëndrojë ashtu si ishte e mos të ndryshojë për të keq. Të qëndrojë me këmbë në tokë e mos të bëhet mendjemadh ndaj njerëzve që e rrethojnë.

Për ta kuptuar më mirë se sa është gjest human ky, le të kujtojmë pak disa të famshëm, të cilët fansave të tyre u thonë “adhuruesit e mi”, Zoti na ruajttë nga bindjet dhe fjalët e këqija. Ato fjalë përveç që janë blasfemi, ato fjalë janë edhe johumane, sepse nuk është aspak njerëzore që një njeri t’i japë vetes epitet hyjnie dhe ta konsiderojë tjetrin rob apo adhurues të tij. Çfarë nënçmimi për simpanizuesit e tyre!

/Marr nga libri ” Shikues apo ndryshues”/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit