Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Shaip Muja ka qenë për vizitë tek medreseja “Alaudin” në Prishtinë. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se ka marrë përkrahjen e profesorëve të medresesë.
Ne një bisedë telefonike me stafin e medresesë Alaudin, kemi arritur të kuptojmë se Muja ka manipuluar me fotografinë dhe fjalët. Sipas tyre ata janë institucion që nuk mbajnë anën e asnjë partie apo kandidati të caktuar. Ata thanë se së shpejti do të dalin me një deklaratë për të kundërshtuar atë që është shkruar nga Shaip Muja.
Kujtojmë se familja Muja kanë qenë bllokuesit e ndërtimit të xhamisë në Veterrnik, ku me gjithë protestën e besimtarëve musliman, ajo xhami akoma nuk ka filluar ndërtimin.