-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kundërshtohet gardhi kufitar i paralajmëruar nga ministri Poposki

Më të lexuarat

Aktivistët e shoqërisë civile në Shkup kanë paralajmëruar qeverinë se do të bëjnë gjithçka për të penguar ndërtimin e murit në kufirin jugor me Greqinë, raporton Top Channel nga Tirana.

Ata kritikuan ashpër ministrin e Jashtëm maqedonas Nikolla Popovski, i cili foli për vendosjen e mundshme të gardhit si mekanizëm mbrojtjeje nga fluksi i emigrantëve që hyjnë në Maqedoni nga Greqia.

“Ne jemi duke u përgatitur për aktivitete në rast se MPJ fillon të ndërtojë murin me Greqinë. Ne e kemi thënë që nuk do të lejojmë ndërtimin e atij muri dhe do të mbajmë një aksion solidariteti ndërkombëtar, në të cilin do të ftojmë aktivistë nga e gjithë bota që të vijnë e ta pengojnë ndërtimin e atij muri”, deklaroi Artan Sadiku nga OJQ-ja “Solidariteti”.

Në Ditën evropiane për mbështetjen e emigrantëve, aktivistët e kësaj lëvizjeje kërkuan nga autoritetet kufitare maqedonase që të mos t’ua vështirësojnë edhe më tepër rrugëtimin refugjatëve. Dhjetëra qytetarë që kishin dalë në sheshin e Shkupit në mbështetje të emigrantëve dënuan sjelljen e policisë me ta.

“Qeveria nuk është duke ndihmuar mjaftueshëm, ose më mirë të themi aspak dhe janë vetëm qytetarët që po ndihmojnë dhe po dalin në terren. Ka shumë qytetarë, aktivistë, shqiptarë, maqedonas, turq e boshnjakë, të cilët po ndihmojnë refugjatët me të gjitha mundësitë që kanë”, u shpreh aktivistja Vlera Gjakova.

Ndërkohë, fluksi i emigrantëve vazhdon të rritet. Sipas të dhënave të fundit të UNHCR-së, vetëm ditën e premte nga Greqia në Maqedoni kanë hyrë rreth 7.900 refugjatë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit