1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kundërpërgjigje atyre që thonë se Islami është përhapur me dhunë!

Më të lexuarat

ISLAMI ËSHTË PËRHAPUR NËN TEHUN E SHPATËS

Opinioni i zakonshëm për Islamin është përhapur nga pamja me arabin mbi shpinë të devesë në shkretëtirë me Kur’anin në njërën dorë dhe me kordhë (shpatën e lakuar) në dorën tjetër, duke dhënë mundësi ose të pranohet Islami ose të këputet koka.

  1. Siç është përmendur më parë në rastin e braktisjes së fesë, konvertimi me forcë është i ndaluar në Islam. Feja nuk është përhapur me shpatë. Ishin konfrontime mes shtetit musli- man dhe fuqive ekzistuese botërore të Romës dhe Persisë. Sido që të jetë, në vendet e pushtuara e të vëna nën adminis- trimin islam ishte rregull (parim) që populli të mbajë besi- min e tyre. Muslimanët qeverisën Egjiptin, Palestinën dhe Libanin nga shek. i 8-të ndërsa bashkësitë e pushtuara krish- tere vazhduan të ekzistonin përgjatë 13 shekujve të kaluar. Muslimanët qeverisën Spanjën për 700 vjet dhe Indinë për 1000 vjet ku shumica e popullsisë nuk u konvertuan në Islam.
  2. Vendi më i madh islam në botë sot është Indonezia, me rreth 200 milionë banorë, e cila kurrë nuk ka parë ndonjë ushtarë musliman. Islami u përhap atje si edhe në Malajzi e Filipine me tregti. Rasti i njëjtë është edhe me përhapjen e Islamit në Afrikën Perëndimore si në Nigeri, Ganë, Senegal, Çad dhe Niger. Gjithashtu, Islami është edhe feja që më së shpejti është duke u përhapur në Amerikë me 300-500 konvertime në ditë. E tëra kjo bëhet pa ndonjë ushtar apo bile misionar.

Dr. Ebu Amina Bilal Filips

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit