1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kunati tregon vetëvrasjen e babait të Blerta dhe Anisa Josifit: Sëmundja e vuri poshtë. Vajzat merreshin me fe që në Përmet

Më të lexuarat

Ngjarja tragjike e ndodhur në kombinat në familjen Josifi, është qendra e vëmendjes në opinionin publik por edhe atë shoqëror. Vetëflijimi i Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë është cituar si një ngjarje e pandodhur kurrë më pare dhe ngjarje horror për të gjithë të afërmit e familjes Josifi por edhe për të njohurit e të vetëflijuaravë.

Në studion e emisionit me “Zemër të hapur” në Neës 24 me autore Evis Ahmetin janë zhvilluar emisione maratonë ditë pas dite duke sjellë për publikun detaje të cilat nga dita në ditë hedhin dritë por edhe dyshime lidhur me ngjarjen.

Ditën e sotme në emision u trajtua sërish kjo ndodhi, ku i ftuar ishte një tjetër pjesëtar i familjes Josifi, kunati i babait të vajzave, Anisës dhe Blertës. Çfarë ndodhi me të në Përmet, si e përjetuan vetëvrasjen e tij në familje dhe të tjera detaje.

Si e mësuat ngjarjen e vetëflijimit të Anisës dhe Zhanetës?
E përjetuam keq. Unë si i afërmi i tyre kam jetuar shumë pak me to, nuk e di çfarë mund t’ju tregoj gjëra që ju interesojnë juve…

Si e mësove lajmin?
Më mori një nga fëmijët e mi dhe më thanë para se të dilte lajmi në media.

Çfarë ndodhi me babain e vajzave?
Për mua është njeri i mirë dhe i nderuar. Ishte arsimtar, punonte në një fshat të Përmetit, Ogren quhej. Aty u njoh me Zhanetën, u martuan, lindën 3 fëmijë. Ky njeri që lexonte shumë merrej edhe me sport. Kur erdhi demokracia, iku sistemi i kaluar ai kishte shumë mendime për të qenë fermer apo biznesmen, nga leximet që kishte berë. Pra mendonte të avanconte në jetë por sëmundja nuk e la. I ra një trombozë dhe i prenë krahun kjo i preu gjithë hovin e jetës, arriti që bëri atë që u bë kriminel i vetes, vrau veten.

Kjo ishte ngjarje tronditëse për të gjithë ju?
Po normal, për të gjithë neve

Ku ndodhi vetëvrasja?
Rreth 10 apo 20 metra larg pallatit të tij ka ndodhur vetë vrasja

A ka qënë Blerta dëshmitare në vrasjen e babait?
Nuk kam informacion për këtë

Ju thoni që babain e vajzave e vuri poshtë sëmundja, por çfarë ndodhi me pjesën tjetër të familjes?
Fillimisht jetonin në fshat, në Përmet jetuan shumë pak kur blenë shtëpi. Nuk di të sqaroj më tepër se sa kaq

Po sa i përket besimit, frekuentonin diçka?
Babai jo njëherë, asnjë fe nuk ndiqte ai, as fenë e tija që është ortodoks. Vajzat ishin pajtuar te Ungjillorja në Përmet. Kur ma tha gruaja i thasë është puna e tyre lëri. Për Zhanetën nuk di të ketë qenë e pajtuar në sekte fetare, për vajzat e di që para 6 vitesh.

Si u përjetua vetëvrasja e kryefamiljarit në familjen e tyre?
Unë ndjeva fatkeqësinë e familjes, i doja dhe i respektoja shumë si familje.

Kanë qenë të afërta marrëdhëniet tuaja?
Po, po ime shoqe shkonte dhe i vizitonte. Ime shoqe e ka ndihmuar atë si ta kishte fëmijën e saj. Për çdo problem që kishte ajo ishte e gatshme ta ndihmonte Zhanetën.

A kanë qenë pjesë në funeralin e bashkëshortes tuaj?
Po kanë marrë pjesë, Zhaneta po.

Kunati tjetër tha që prej 2 vitesh e gjysmë s’kam pas asnjë komunikim se herën e fundit që isha Zhaneta më ka fajësuar për vdekjen e vëllait tim…Ju dini gjë për këtë?
Marrëdhënia mes familjes së tyre ka qenë shumë e mirë, s’kanë pasur asnjëherë konflikte.

Sa kohë kishit që nuk komunikonit e to?
Unë jetoj në Përmet, kam vite që nuk flisja në telefon…arsyeja ime është se kam parë punën time, për ato se di. Kam qenë pak indiferent pasi më iku gruaja.

Kur të pyesin njerëzit në Përmet çfarë i tregoje?
Dija që kur isha edhe në shkollë merreshin me atë fenë. Unë nga demokracia dola fishek moj motër, kisha 5 frymë për të mbajtur, kam parë jetën time si ta ndërtoja, se me të tjerët nuk më shkonte mendja. Për njëri-tjetrin nuk kishim ndjesi të keqija, por jeta.

Po nga Blerta dini ndonjë informacion?
Ka dy daja, një teze këtu në Kombinat, ajo ka jetuar me ta janë më të afërm se sa mua, ju japin detaje më shumë se sa unë. Nuk e kuptoj moj motër çfarë kërkon ti nga mua. Mos kërkoni të them atë që nuk di. Jam indiferent nuk dua ta di për këtë punë. Unë mund të jem i mirë i keq, mos kërko të gërmosh ndonjë gjë nga mua, gjeje atje ku do ti.

BalkanWeb

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit