1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kuleba: Vendosja armëve bërthamore nga Rusia në Krime paraqet kërcënim botëror

Më të lexuarat

Synimi i Rusisë për të vendosur armë bërthamore në Krimenë e pushtuar paraqet një kërcënim botëror dhe se Ukraina do të përdorë çdo mundësi për të frenuar aktivitetin e Kremlinit në këtë zonë.

Kështu është shprehur ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba duke shtuar se vendi i tij prej kohësh ka informuar partnerët ndërkombëtar për kërcënimin rus.

Ai gjatë një konference online për media ka thënë se, fuqitë e tjera bërthamore duhet ta frenojnë një aktivitet të tillë.

“Çështja e armëve bërthamore nuk është lokale apo edhe rajonale, është një kërcënim botëror. Prandaj, ne do të përdorim të gjitha mundësitë, përfshirë ndikimin e fuqive të tjera bërthamore në Federatën Ruse, për të frenuar një aktivitet të tillë”, tha Kuleba.

Sipas Kombeve të Bashkuara, menjëherë pas aneksimit të Krimesë, separatistët e mbështetur nga Rusia, në Ukrainën lindore filluan të luftonin kundër ushtrisë vendase që deri më tani ka marrë më shumë se 13 mijë jetë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit