1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kujto, para se të mëkatosh

Më të lexuarat

MekatetNëse të mund epshi yt…

Nëse dëshiron të flasësh, dhe nuk e din se çka flet…

Nëse dëshiron për një rast që të ka shqetësuar, ti nuk je përmbajtur…

Nëse dëshiron të marrësh një vendim që nuk e kënaq Allahun…

Kujto se, ajo është një moment që mbaron

Kujto se, mëkati e tërheq mëkatin

Kujto se, meleku ka regjistruar çdo të keqe që ke bërë

Kujto se, Allahu të ka parë në atë punë që nuk e don dhe nuk është i kënaqur.

Kujto se, zemra yte ka marrë një pikë të zezë.

Kujto se, mëkati te privon nga adhurimi

Kujto se, do të dalësh para vëllezërve të tu me poshtwrimin e mëkatit.

Kujto se, ti nuk ke duruar në momentin e bërjes se mekatit.

Kujto se, ke humbur shpërblime të mëdha atëherë kur nuk ke luftuar me mëkatin.

E ti, gjithmonw kujto… para se te besh mwkat!

Kujto, atë Ditë kur Allahu i ringjallë të gjithë ata dhe i informon se çka kanë punuar. Allahu e ka shënuar atë, por ata e kanë harruar. Allahu është dëshmitar i çdo sendi”. (Muxhadele, 6)

Kujo! “…kush bën keq do të dënohet për atë dhe nuk do të gjej pos Allahut, as ndihmës as mik”. (Nisa, 123)

O ti! Po supozojmë se nuk frikohesh, por i mjeri ti që nuk përmallohesh.

E lusim Allahun të na mbrojë nga çdo e keqe dhe e padëshiruar, dhe të na bëj rob falënderues ditë e natë.

Kur të zgjohesh, mos e prit natën

Kur flen natën, mos e prit ditën

InshAllah, është keshillë për mua dhe ty!

Me shpresë se do të bie në veshët që dëgjojnë dhe mendjet që logjikojnë

Të udhëzohet mëkatari dhe të largohet nga ajo

E atëherë edhe ne do ta kemi shpërblimin

Përktheu: Valdet Kamberi

Burimi: www.shkollaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit