-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kujdes nga portali i Shijave i quajtur “Media e lirë”

Më të lexuarat

Kujdes!!!

Faqja dhe portali i quajtur “Media e lirë”, muajve të fundit, pothuajse zyrtarisht është deklaruar si faqe Shi’ash që financohet nga fonde iraniane. Kjo faqe, haptas propagandon shiizmin si sekt, hezbullahun, si grup terrorist i njohur ndërkombëtarisht, në këtë faqe publikohen propaganda manipulative kundër botës sunite, së fundi kundër Erdoğanit, dhe poashtu siç edhe është traditë Iraniane, propagandë 24 orë kundër Arabisë Saudite.

Kjo faqe ka mbi 40 mij anëtarë që e ndjekin dhe mbi 90% e tyre janë musliman suni që nuk e dinë qëllimin e fshehtë të kësaj faqe shumë të rrezikshme, e cila në programin e saj ka skenare të ngjashme sektare si ato që po ndodhin në Siri, Irak etj.

Kjo faqe me fondet e bollshme që ka është në gjendje të i bëjë “sponsored” çdo postimi që bënë dhe në këtë mënyrë të depërtojë tek çdo njeri që ka llogari në fb.
Në foto i keni vetëm disa postime që janë bërë brenda një jave nga kjo faqe.

Andaj, për të parandaluar ndonjë formacion të Hezbullahut të formohet në trojet tona, atëherë ftoheni të shpërndani këtë informacion dhe ju që informoheni nga kjo faqe të e braktisni menjëherë dhe poashtu të i këshilloni të tjerët për rrezikun që paraqet kjo faqe.

Aktualitete Islame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit