Ky grup është aktualisht jashtë Islamit dhe pasuesit e saj nuk konsiderohen muslimanë. Themeluesi i saj, Rashad Khalifa, doli me një formulë matematikore rreth numrit 19 dhe pohoi se Kurani është ndërtuar rreth këtij numri.
Këta janë Mohuesit e Sunetit, dhe rrjedhin nga veprat e Ghulam Ahmed Parweiz dhe Rashad Khalifa, dy prej të cilëve janë shpallur tradhtarë, për shkak të kufrit të tyre shumë të qartë dhe të dukshëm. Ky material është nxjerrë direkt nga burimi i tyre online.
Historia
Rashad Khalifa, i lindur më 1935 es. Me profesion biokimist. Bëri një ‘përkthim’ të Kuranit dhe e quajti atë “Versioni i Autorizuar anglisht.” Shpalli ‘mrekulli matematikore të Kuranit në ’74, dhe pohoi se ka zbuluar se 2 vargje ishin shtuar në Kuran. Më 1408 hixhri, ai pretendonte se është i Dërguari i Allahut. U vra në vitin 1990.
Besimet dhe praktikat
- se Kurani ishte i ndryshuar ashtu siç u ndryshuan shkrimet e tjera!;
- se Kurani është burimi i vetëm i legjislacionit, dhe se hadithi është ndryshuar dhe është i papranueshëm;
- Mbështetja në numerologji (duke u bazuar në numrin 19), si mjet i nxjerrjes së fakteve dhe legjislacionit;
- se All-llahu nuk e ka urdhëruar profetin Ibrahimi (paqja qoftë mbi të) për të sakrifikuar djalin e tij;
- se muslimanët adhuronin profetin Muhamed (Sal-Allahu alejhi we selem);
- se profeti Isa, alejhi selam ka vdekur;
- se Rashad Khalifa ishte i dërguar i Allahut!;
- se kompjuteri është Bisha e Tokës, se Jexhuxhët dhe Mexhuxhet do të shfaqen në vitin 2271 dhe se bota do të shkatërrohet në vitin 2280;
- se Xhehenemi nuk është i krijuar ende;
- se feja islame është e bazuar në Kuran dhe praktikat fetare të profetit Ibrahim, por se këto janë ndryshuar nga njerëzit;
- se mosha e përgjegjësisë është 40;
- se ata që kryejnë mardhënie intime jashtëligjore nuk gurëzohen dhe se hajduteve nuk u prehet dora;
- se hixhabi nuk është praktikë fetare.