Pyetja:
Nëse dikush gjatë ditëve të agjërimit përdor fjalë të këqija, a e prish agjërimin?!
Përgjigje:
Allahu i Madhëruar thotë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ ﴿١٨٣﴾
“O ju që keni besuar, ju është urdhëruar agjërimi, ashtu siç u është urdhëruar edhe atyre para jush, me qëllim që të bëheni të devotshëm.”1
Nuk ka dyshim se urtësia e bërjes obligim së agjërimit është arritja e devotshmërisë dhe adhurimi i Allahut të Madhëruar
Ndërsa me devotshmëri nënkuptojmë heqja dorë nga haramet (ndalesat) si dhe kryerja e obligimeve ndaj Allahut të Madhëruar.
Muhamedi ﷺ ka thënë:
قال الرسول صلى الله عليه وسلم: “من لم يدع قول الزور والعمل به فليس لله حاجة أن يدع طعامه وشرابه”
“Kush nuk largohet nga fjalët e këqija dhe punën me të, atëherë Allahu nuk është i nevojshëm që ai ta lërë ushqimin dhe pijen e tij”. 2
Marrim mësim nga kjo, se agjëruesi duhet të largohet nga fjalët e këqija, si psh:
- Duke mos i marrë nëpër gojë (gibet) të tjerët
- Të mos gënjejë
- Të mos bëjë tregti haram
- Të mos merret me thashetheme
- Të largohet prej harameve
Dhe nëse gjatë Ramazanit merret me ibadet dhe i largohet harameve, do të mbetet i tillë edhe pas Ramazanit inshaAllah.
Mirëpo, fatkeqësisht sot ka shumë agjërues që nuk dinë të bëjnë dallim mes ditëve që agjërojnë dhe ditëve që nuk agjërojnë, por vazhdojnë si zakonisht me ato të meta dhe gjunahe të cilat i kanë vepru para Ramazanit.
Ne fund themi se këto fjalë të këqija nuk e prishin agjërimin, porse e pakësojnë shpërblimin e tij. Njeriu që flet fjalë të këqija do të fitojë nga agjërimi i tij vetëm etjen dhe urine, e shumë pak nga ajo që synohet të fitohet në Ramazan.
Allahu është më i Dituri.
- Kuran: El Bekare- 183.
- Shënuar nga Ahmedi, Buhariu, Tirmidhiu, Ibën Maxhe dhe Ebu Davudi,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.
Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin
Nga arabishtja: Suad B. Shabani