7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shtëpitë e muslimanëve gjatë Ramazanit

Më të lexuarat

Falënderimet i takojnë All-llahut të Madhërishëm, ndërsa përshëndetjet dhe selamet tona janë mbi profetin Muhammed Mustafa, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasuan gjurmët e tij.

All-llahu i Madhërishëm në një ajet kur’anor thotë: “A është më i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi në devotshmëri dhe në kënaqësi të All-llahut, apo ai që ndërtesën e vet e themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e Xhehenemit? All-llahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë.”

Shtëpia e besimtarit është shtëpi e ngritur mbi devotshmërinë e All-llahut të Madhërishëm, shtyllat e saj janë frika ndaj All-llahut, tjegullat e saj janë veprat e mira, ndërsa kopshtet e saj janë nënshtrimi ndaj urdhrave të All-llahut të Madhërishëm.
Në një ajet tjetër, All-llahu i Madhërishëm thotë: “O ju që keni besuar ruani vetet dhe familjet tuaja prej zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët dhe ata kanë engjëj të ashpër.”
Shtëpia është përgjegjësi dhe amanet, andaj duhet të jemi të përgjegjshëm rreth saj, pasi do të merremi në pyetje në Ditën e Gjykimit.
Është vërtetuar nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sellem) të ketë thënë se: “Të gjithë ju jeni kujdestar dhe të gjithë ju jeni përgjegjës për atë që keni nën përkujdesje.”
E padyshim se si pjesë e kujdesit ndaj shtëpisë dhe familjes është edhe urdhërimi i tyre për faljen e namazit, e në lidhje me këtë All-llahu i Madhërishëm thotë: “Dhe urdhëronte familjen e tij me namaz dhe zekat dhe tek Zoti i tij ishte rob i dashur.”

E ajo që është më se e nevojshme dhe e patjetërsueshme për një shtëpi muslimane është që të kenë një baba vigjilent dhe një nënë besimtare që të mund t’i edukojnë fëmijët e tyre në frymën islame.
Në një ajet tjetër, All-llahu i Madhërishëm thotë: “Me të vërtetë All-llahu i Madhërishëm ju urdhëron që të ktheni amanetet tek pronarët e tyre.” Pa dyshim që amaneti më i madh është familja, rregullimi dhe edukimi i saj.
Një shtëpi besimtare, Ramazanin e kalon me namaz, me përkujtim të All-llahut, me lexim të Kur’anit, me nënshtrim, përulje dhe devotshmëri ndaj Krijuesit të saj.
Një shtëpi besimtare është ajo që vepron sipas traditës së Profetit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] si në të ushqyer,
veshmbathje, gjatë hyrjes dhe daljes nga shtëpia, gjatë kohës që janë zgjuar apo edhe kur janë në gjumë.
Një shtëpi besimtare e respekton hixhabin e femrës, e konsideron atë si adhurim dhe afrim ndaj All-llahut të Madhërishëm, e konsideron atë si nder, respekt dhe moral për femrën, si dhe mundësi për të fituar shpërblimet e All-llahut të Madhërishëm.
Shumë shtëpi janë sprovuar me muzikë, ndaj dhe janë degjeneruar zemrat e anëtarëve të saj, ka humbur e ardhmja dhe furnizimi i saj.
Në disa shtëpi ka hyrë muzika dhe degjenerimi, andaj kanë dalë prej saj përmendja e All-llahut të Madhërishëm, qetësia dhe rehatia, duke ia lënë vendin shqetësimeve, brengave dhe problemeve të ndryshme. All-llahu i Madhërishëm në një ajet kur’anor thotë: “E prej njerëzve ka që blejnë fjalë të kota në mënyrë që të humbin nga rruga e Zotit.” Me fjalë të kota tek dijetarët islamë është kuptuar se është për qëllim muzika. E sa ka ndikuar muzika në humbjen e njerëzve, humbjen e moralit dhe të degjenerimit të tyre?!
Një shtëpi besimtare fle dhe zgjohet me përkujtimin e All-llahut të Madhërishëm larg muzikës, degjenerimit dhe shfrenimeve të tjera. Në lidhje me këtë, All-llahu i Madhërishëm thotë: “E ata që kundërshtojnë fjalët e kota.”
Shtëpia besimtare është ajo që turpërohet nga All-llahu i Madhërishëm, ndaj mundohet që në çdo veprim të saj të arrijë kënaqësinë e All-llahut. Ndërsa në lidhje me këtë është vërtetuar nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) të ketë thënë se: “O ju njerëz, turpërohuni nga All-llahu i Madhërishëm me një turpërim të vërtetë. E turpërimi real nga All-llahu është ruajtja e kokës dhe asaj që ka brenda, ruajtja e stomakut edhe asaj që ka brenda, dhe ikja nga sprovat e zbukurimeve të kësaj jete.”

“Shtëpitë e të devotshmëve janë ato që kanë kohë
të mbushur me përmendjen e All-llahut, Krijuesit të botës tonë.
Ato kanë dritë të lartë të ndihmës së All-llahut sikur të ishte dritë e ardhur nga Turi Sina.”

Ah, sikur të hynte dija rreth fesë së All-llahut të Madhërishëm në shtëpitë e besimtarëve në mënyrë që të përfitonin nga kjo dritë dhe të mësonin nga ajo dije.
Me të vërtetë shtëpitë kanë nevojë për shumë sende, prej tyre më të rëndësishmet janë falja e pesë kohëve të namazit në kohën e duhur, duke e bërë këtë me përkushtim dhe nënshtrim të plotë ndaj All-llahut të Madhërishëm, duke i dhënë hakun çdo lëvizjeje gjatë namazit, pastaj leximit të Kur’anit gjatë ditës e natës, përmendjes së All-llahut të Madhërishëm mëngjeseve e mbrëmjeve, ngjalljen dhe praktikimin e traditës së Profetit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) në çdo vepër, e vogël apo e madhe qoftë ajo, si dhe duke mos lejuar që në to të zënë vend degjenerimet, imoralitetet, fjalët e kota dhe shfrenimet. Në lidhje me këtë All-llahu i Madhërishëm thotë: “Me të vërtetë ata që besuan dhe që qëndruan në rrugën e drejte u zbresin atyre engjëj që të mos frikësohen e as të mos pike. llohen dhe të përgëzojnë me Xhenetet që u janë premtuar.”

Ndërsa në një ajet tjetër thotë: “All-llahu i forcon ata që besuan me fjalën e vërtetë në këtë botë dhe në botën tjetër dhe i humb të padrejtët. E All-llahu vepron atë që dëshiron.”

Me të vërtetë muaji i Ramazanit ndriçon shtëpinë e muslimanit. Ai u mundëson atyre të ngrihen për të falur namaz nate, për të agjëruar gjatë ditës dhe i nxit ata për të përkujtuar All-llahun e Madhërishëm në çdo kohë dhe në çdo vend.
Në lidhje me këtë All-llahu i Madhërishëm thotë: “Me të vërtetë ata që lexojnë Kur’anin, falin namazin dhe nga ajo që u kemi dhënë shpënzojnë haptas dhe fshehurazi duke shpresuar në tregti që nuk do të humbin. Do t’ua japim atyre atë që meritojnë dhe do t’u shtojmë nga mirësitë e Tij, me të vërtetë Ai është falës dhe falënderues.
Të lutemi, o më i Urti i të urtëve, t’i mbushësh shtëpitë me qetësi, besim dhe urtësi.

Aid el Karni: “30 Mësime për agjëruesit”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit