2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kujdes: Mos u bëj Hoxhë pa qenë i tillë!

Më të lexuarat

Ka thënë Ibn El kajim në: “ I’lam el mueki’in”:

“ Allahu i Madhëruar ka ndaluar që të flitet për Të, pa pasur dituri, në dhënien e fetvave dhe çështjet e gjyqsorit, duke e gjykuar këtë gjë ndër ndalesat më të mëdha. Kjo ndalesë përfshin të folurit rrreth Tij, pa dituri, në: emrat cilësitë dhe veprat e Tij, fenë dhe legjislacionin e Tij.”

 

Allahu i Madhëruar thotë:

“Prandaj, mos thoni me gjuhët tuaja të rreme: “Kjo është e lejueshme e kjo e ndaluar”, që kështu të trilloni gënjeshtra për Allahun. Me siguri, ata që trillojnë gënjeshtra ndaj Allahut, nuk do të shpëtojnë.” (En Nahl: 116).

Në këtë ajet kuranor Allahu i kërcënon me dënim ata që gënjejnë për gjykimet eTij duke e cilësuar si të ndaluar nga Allahu atë që Allahu në të vërtetë nuk e ndaloi dhe duke e cilësuar të lejuar nga Allahu atë që Allahu në të vërtetë nuk e ka lejuar. Ky është një sqarim nga Allahu se nuk i lejohet askujt që të gjykoj si hallall apo haram përveçse me dituri se Allahu e lejoi apo e ndaloi këtë gjë.

Kanë thënë disa nga të parët tanë të mirë: Njeriu duhet ti frikësohet Allahut kur thotë se kjo është e lejuar apo e ndaluar, në mënyrë që Allahu të mos i thotë atij: Gënjeve! Unë nuk e kam lejuar këtë dhe as e kam ndaluar atë.
Pra nuk lejohet që të gjykohet diçka si e lejuar apo e ndaluar pa pasuri dituri për këtë nga Shpallja e qartë dhe as duke u bazuar në interpretim apo pasim të verbër.”

Ka thënë shejh Abdurrahman Es sadij në komentin e ajetit kuranor:

 

“…dhe të flisni për Allahun gjëra që nuk i dini.” (El Bekare: 169):

“ Pra të flisni pa dituri për emrat, cilësitë, veprat dhe fenë e Tij. Kjo gjë është e ndaluar nga Allahu dhe Ai ua ka ndaluar robërve të Tij që t’i afrohen kësaj ndalese, sepse pasojat e saj janë të rënda në mënyrë të veçantë dhe të përgjithshme. Gjithashtu kjo gjë është një padrejtësi e madhe, gënjështër ndaj Allahut, humbj
e për njerëzit dhe ndryshim i fesë së Tij.”

Ka thënë imam Esh Sheukanij në “ Fet’h El kadir”:

“ Të folurit me injorancë është e shëmtuar në çdo rast, e si mund të jetë kur flitet për Allahun pa u bazuar në dituri?!”

 

Ka thënë Ibn ebi El Iz në “Sherh el akide et tahauije”:

“ Mund të ndodhë që një dituri prej çështjeve të kësaj bote të përfitohet e të mësohet jo nga Profeti alejhi selam, siç është mjeksia, llogaritja, bujqësia etj., por në çështjet hyjnore dhe dituritë fetare, këto janë njohuri që merren vetëm nga Profeti alejhi selam.”

/KohaIslame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit