4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Kujdes me ngasjen e makinës në stinën e vjeshtës

Më të lexuarat

Pasi që ka disa ditë që gjendemi në vjeshtë, pritet së shpejti të fillojnë edhe ditët e përcjella me shi, rënie të temperaturave, dhe me paraqitjen e shpeshtuar të mjegullës.

Siç njoftojnë meteorologët, mot i këtillë pritet të marrë ditët në vijim. Nga agjencia ndërkombëtare për siguri në komunikacion paralajmërohen ngasësit që të rrisin kujdesin derisa janë para timonit.

Mëngjesi, i rrezikshëm

Ata, po ashtu, rikujtojnë që kujdes më të madh gjatë ngasjes duhet të kenë sidomos në mëngjes, me rastin e paraqitjes së mjegullës, shiut të imtë dhe dukshmërisë së zvogëluar. Për këtë është e rëndësishme që të mbahet distanca e caktuar, gradualisht dhe në kohë të frenohet, dhe të shmangen lëvizjet e papritura dhe ato të ndërrimit të drejtimit. Në vendet e banueshme është e nevojshme që të jeni shtesë të kujdesshëm, në afërsi në shkollave, vendeve për këmbësorë dhe në udhëkryqe. Jashtë qytetit, rreziqet më të mëdha janë në kthesa, sidomos në rrugët e lagura ku pneumatikët më dobët përshtaten me sipërfaqen, për çka drejtimi i makinës në mënyrë drastike zvogëlohet. Pikërisht humbja e kontrollit të makinës, bazuar në statistika është fajtori kryesor për numrin e madh të aksidenteve në të cilat mbeten shumë të lënduar dhe të vdekur.

Zgjatja e rrugës së frenimit

Kur rruga është e lagur, rruga e frenimit është për 50 për qind më e gjatë sesa në kushtet normale të ngasjes. Në praktikë, kjo do të thotë që me rastin e ngasjes së makinës me shpejtësi 50 kilometra në orë në kushte normale rruga e ndalimit është përafërsisht 29 metra, derisa në shi kjo zgjatet deri në rreth 45 metra. Ndërsa me rastin e shpejtësisë deri në 100 kilometra në orë, për ndalim nevojiten 90, përkatësisht 155 metra. Pasi që nga 1 nëntori deri më 1 prill janë të domosdoshme pajisjet dimërore, në radhë të parë pneumatikët e dimrit, kur në rrugë ka borë e akull është e nevojshme që me kohë t’i ndërroni gomat, dhe po ashtu të kontrolloni gjendjen në të cilën gjendet makina, të kontrolloni akumulatorin, fshirësit e xhamave dhe sistemin për ngrohje.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit