Shejh Uthejmini, Allahu e pastë mëshiru, ka thënë:
“Punëtori i cili dëshiron t’i paguhet rroga e plotë duhet të jetë i kujdesshëm në punën e tij. Ai nuk duhet të vonohet ose të largohet herët sepse në atë rast ai është prej atyre që Allahu i përshkruan si El-Mutaffifin (ata që mashtrojnë në peshojë) dhe të cilin Allahu e ka kërcënuar me vuajtje/dënim të madhë. ”
Sherh Rijad Es-Salihin, 5/403.
E çfarë të themi për ata “hoxhallar” që paguhen nga parat e muslimanëve, por ata nuk e kryejnë detyrën për të cilën paguhen?!!
Ortak në mëkat me këta “hoxhallar” janë edhe anëtarët e këshillave të xhamisë dhe anëtarët e këshillave të bashkësisë islame që lejojnë të keqpërdoren parat e vakufit muslimanëve!
Subhanallah, ku mbet emaneti?!
Të kemi frikë Allahun në emanetet që i kemi marë përsipër, qoftë si hoxhallarë, apo anëtarë të këshillave!
“Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët.”
“dhe ata të cilët me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë), e ruajnë edhe premtimin e dhënë.”
Mu’minun, ajeti 1 dhe 8.
Allahu na ruajtë nga keqpërdorimi i emanetit!