Kujdes çka shkruan dhe përhap në rrjetet sociale!
Ti vdes e të mbeten gjallë shpërblimet, apo ti vdes e të mbeten gjallë gjunahet!
Pejgamberi, ﷺ, thotë:
Kur vdes njeriu i ndërpriten të gjitha veprat e tija përveç trijave:
1- Sadakaja rjedhëse;
2- Dija nga e cila ka dobi;
3- Fëmija i mirë që lutet për të.
Muslimi
Imam Mundhiriu duke komentuar këtë hadith ka thënë:
Secili që shkruan dhe përshkruan dijen e dobishme ka shpërblimin e kësaj vepre dhe shpërblimin e secilit që e lexon këtë që ka shkruar apo e kopjon të njejtën apo vepron sipas kësaj që ka shkruar deri sa të jetë gjallë ai shkrim. Edhe ai që shkruan dhe përshkruan gjëra të dëmshme dhe në të cilat ka mëkat do e merr mëkatin e kësaj vepre edhe mëkatin e krejt ytre që do i lexojnë ato shkrime apo do veprojnë sipas tyre deri sa të janë gjallë ato shkrime.
Hoxhë Bekir Halimi