0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kujdes! AUV me njoftim për produktet Kinder, thotë se janë larguar nga tregu

Më të lexuarat

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka dalë me një njoftim tjetër sa i përket brendit të produkteve Kinder, ku ka bërë të ditur se është marrë vendim për tërheqjen e tërësishme të këtyre produkteve.

“Sot pas marrjes se lajmërimit nga RASFF sistemi për dyshim në konatminim të mundshëm me bakterien salmonella të produkteve Kinder të prodhuesi Ferrero, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga distribuomi dhe shitja nga distributori ELKOS në tërë Republikën e Kosovës.

Në të njëjtën kohë të gjithë konsumatorët qe kanë blerë ketë lloje të produkteve t’i kthejnë në pikat blerëse dhe mos ti konsumojnë ato. Për të hequr dyshimet për të gjitha lotet e ndryshme të cilat mund të jenë prezentë në tregun e brendshëm, AUV pas marrjes se njoftimit sot ne mesditë nga RASFF vendos tërheqjen e tërësishme të produkteve KINDER”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

AUV thekson se pasi që të verifikohen të gjitha sasitë e mbledhura sipas lotëve të prodhimit dhe datave të skadncës , do të vendosët për hapat e mëtutjeshëm.

“Gjatë gjithë kohës konsumatorët do ti mbajmë të informuar për secilin ndryshim të mundshëm”, thuhet në njoftim.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në orët e para të ditës së sotme (6 prill), gjithashtu kishte njoftuar se ka hequr disa produkte të brendit Kinder, dhe kishte nisur hulumtimet mbi mundësitë shitjes së këtij produkti edhe në Kosovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit