3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Kufiri i çmimit për naftën ruse ndryshoi prioritetet

Më të lexuarat

Ajo që SHBA dhe aleatët kërkojnë të shmangin tashmë

Propozimi amerikan për të kufizuar çmimin e naftës ruse supozohej të reduktonte të ardhurat e Moskës për të financuar luftën në Ukrainë. G7, Bashkimi Evropian dhe Australia kanë vendosur një kufi çmimi, që tregon se prioritetet kanë ndryshuar pak, thonë analistët.

Që nga fillimi i javës, transportuesit dhe siguruesit janë ekspozuar ndaj sanksioneve nëse ofrojnë shërbime për naftën ruse që është më e shtrenjtë se 60 dollarë, sipas një teksti të publikuar nga agjencia Reuters.

Në të njëjtën kohë, BE prezantoi një embargo ndaj naftës ruse të dërguar nga deti.

Çmimet e naftës janë afër kufirit

Negociatat për kufirin zgjatën shumë, pasi kërkohej të shmangej një rritje e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe ndërprerje në furnizim.

Çmimet janë rritur, kështu që renditja e përparësisë ka ndryshuar.

Është bërë më e rëndësishme mbajtja e naftës ruse në treg dhe mbajtja e çmimeve të ulëta në tregun global, thanë burime të njohura me zhvillimin e mekanizmit të kufirit të çmimeve dhe analistët në sektorin e energjisë.

Mendimi i tyre mbështetet nga fakti se çmimet e naftës në treg janë tashmë afër kufirit.

Kështu, nafta bruto ruse e markës Urals për dërgesë në Evropë u shit me një çmim mesatar prej 55,97 dollarë të martën dhe të dielën, një ditë para vendosjes së kufirit, ishte 61,35 dollarë.

Si të zbuten pasojat?

Në të njëjtën kohë, analistët besojnë se kufiri i çmimit nuk do të ndikojë ndjeshëm në të ardhurat e naftës së Rusisë kaq shpejt.

Rusia tha të hënën se kufiri i çmimit nuk do të dëmtonte financimin e “operacionit të saj special ushtarak” në Ukrainë.

Kufiri i çmimit “është një kompromis fatkeq që nuk do të bëjë shumë për të reduktuar të ardhurat e naftës së Rusisë” nga nivelet aktuale, tha Ben Cahill, një ekspert i sigurisë së energjisë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.

Unë mendoj se (propozimi) i Thesarit të SHBA-së kryesisht donte të zbuste efektet e dëmshme të ndalimit të transportit, sigurimit dhe shërbimeve që BE vendosi si pjesë e sanksioneve ndaj eksporteve ruse të naftës,” tha Cahill.

Të ardhurat ruse si në 2021?

Me kufirin aktual të çmimit, Rusia mund të fitojë 10 deri në 15 miliardë dollarë në muaj nga eksportet e naftës, vlerëson Bob Yawger nga zyra në New York e bankës japoneze Mizuho.

Fundi i sipërm i diapazonit të tij të parashikimit përkon me të ardhurat e Rusisë nga eksporti i naftës në qershor dhe korrik të vitit të kaluar, përpara vendosjes së trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën.

Sipas vlerësimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, në qershor, kur çmimi i një fuçie në tregun e Londrës tejkaloi 120 dollarë, të ardhurat e Rusisë nga eksporti kaluan 21 miliardë dollarë.

Ndërkohë çmimet kanë rënë në 80 dollarë.

“Sanksionet nuk ishin ide e mirë”

Por çmimet e naftës mund të rriten përsëri nëse Moska, në vend që të ndalojë shitjet në vendet që mbështesin kufirin e çmimeve, vendos të ulë prodhimin, siç e ka kërcënuar tashmë.

Në atë rast, SHBA dhe aleatët e saj në G7 mund të gjenden në një pozitë të vështirë.

Zyrtarët amerikanë “duan ta shmangin këtë me çdo kusht”, pretendon Yawger, dhe kjo mund të nënkuptojë se “mbështetja për Ukrainën mund të fillojë papritmas të ulet”.

“Pas marsit, motivi i vërtetë (i Departamentit të Thesarit të SHBA-së) ishte kryesisht ruajtja e dërgesave ruse përballë sanksioneve të BE-së, të cilat, sipas mendimit të tyre, nuk ishin një ide e mirë”, tha një burim i njohur me diskutimet në administratën Joe Biden. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit