3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kudsi dhe Ibrahimi (alejhi selam) – Justinian Topulli

Më të lexuarat

𝐊𝐮𝐝𝐬𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐈𝐛𝐫𝐚𝐡𝐢𝐦𝐢 (𝐚𝐥𝐞𝐣𝐡𝐢 𝐬𝐞𝐥𝐚𝐦)

Sot Kudsi dhe njerëzit e tij janë si Ibrahimi (alejhi selam), ata janë hedhur në flakën e Nemrudit të sotëm për t’u djegur, dhe veç Allahut nuk kanë asnjë tjetër që t’ua shuajë atë zjarr.

Ne jemi larg, të dobët dhe të pafuqishëm, por kemi rastin fatlum të jemi si milingona dhe të tregojmë para Allahut me lutjet dhe qëndrimet tona se në cilin krah jemi, sepse për këtë do shpërblehemi nesër para Zotit dhe jo për zjarrin që nuk e shuanim dot.
E të mos bëhemi si hardhucat e sotme, disa prej tyre edhe me çallmën e hoxhës që nuk e meritojnë, që tek flirtojnë dhe darkojnë me pushtuesit e Kudsit në Ramazan, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se i fryjnë zjarrit të zullumqarëve që përligj pushtimin dhe përdhosjen e atij vendi të shenjtë dhe vrasjet e njerëzve të tij.

Ajo që ne kemi obligim sot janë lutjet tona, por edhe qëndrimet që duhet të mbajmë ndaj hardhucave me çallmë, që jetojnë në mes nesh, për këtë do të japim llogari nesër para Krijuesit.

{ وَلَا تَرْكَنُوا إِلَى الَّذِينَ ظَلَمُوا فَتَمَسَّكُمُ النَّارُ وَمَا لَكُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ مِنْ أَوْلِيَاءَ ثُمَّ لَا تُنْصَرُونَ}
“Dhe mos anoni kurrë nga ata që bëjnë padrejtësi e kështu t’ju përcëllojë Zjarri! Atëherë, ju nuk do të keni asnjë mbrojtës përveç Allahut dhe askush nuk do t’ju ndihmojë.” (Hud: 113)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit