-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kubë, rritet në 32 numri i të vdekurve nga shpërthimi në hotel

Më të lexuarat

19 persona janë ende të zhdukur pas shpërthimit në hotelin Saratoga në Havana

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i gazit që ndodhi të premten në hotelin në kryeqytetin e Kubës është rritur në 32, thanë autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tetëdhjetë persona, përfshirë dhjetë në gjendje kritike, u plagosën dhe operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar pas shpërthimit në hotelin Saratoga në kryeqytetin Havana, tha Ministria e Shëndetësisë.

Nëntëmbëdhjetë persona janë ende të zhdukur, sipas mediave lokale, të cilat raportuan se shpërthimi ndodhi kur rrjedha e gazit rifilloi si pjesë e punimeve të rinovimit të hotelit.

Presidenti kuban Miguel Diaz-Canel tha të shtunën se shpërthimi nuk kishte lidhje me terrorizmin.

I ndërtuar në vitin 1880 dhe që funksionon që nga viti 1933, hoteli me pesë yje Saratoga mbeti i mbyllur për dy vitet e fundit për shkak të pandemisë COVID-19 dhe ishte planifikuar të rihapej më 10 maj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit