2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kubë: katastrofa që nisi nga një rrufe

Më të lexuarat

Pamje: zjarret në rezervuarët e naftës që nuk shuhen dot…

Një zjarr që shpërtheu të premten në një objekt magazinimi karburanti në Kubë mbeti jashtë kontrollit fhr të hënën. Autoritetet thanë se ai kishte shkatërruar një rezervuar të tretë dhe kërcënoi një të katërt.

Alexander Avalos Jorge, një oficer i brigadës së zjarrit të Kubës, u tha gazetarëve se “katër tankerat” me një kapacitet prej 50 milionë litra secili, të cilat ishin në një bazë magazinimi “u ekspozuan” dhe pati një “reaksion zinxhir”.

Fatkeqësia filloi të premten mbrëma kur rrufeja goditi një nga tetë tankerat në objekt, në Matanzas, rreth 100 kilometra në lindje të Havanës, që përmbante 26,000 metra kub naftë bruto, ose rreth 50% të kapacitetit të saj maksimal.

E kapur nga flakët, struktura cilindrike shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së shtunës, duke përhapur zjarrin në një rezervuar të dytë, i cili përmbante 52 mijë metra kub naftë. Pavarësisht se zjarrfikësit përdornin vinça dhe helikopterë për të hedhur ujë në mënyrë të përsëritur, rezervuari i dytë u shpërtheu pas një shpërthimi në mesnatën e së dielës, duke bërë që autoritetet të urdhëronin evakuimin e njerëzve që po luftonin me flakët.

“Ajo që kishim frikë ndodhi” me zjarrin që shkatërroi një rezervuar të tretë të naftës së papërpunuar, tha të hënën guvernatori i Matanzas Mario Sabines në një video të ngarkuar në llogarinë e presidencës në Twitter, përpara se flakët të përhapeshin në një rezervuar të katërt. Situata është “shumë e komplikuar” dhe shtrirja e zjarrit “mjaft e madhe”, shtoi Sabines.

Guvernatori tha gjithashtu se “ekipet” e zjarrfikësve kubanë, meksikanë dhe venezuelianë po “marrin pozicione” për të filluar hedhjen e shkumës së shuarjes, por kjo “mund të marrë pak kohë”.

Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve, një zjarrfikës ka vdekur dhe numri i të zhdukurve nga 16 ka rënë në 14, ndërsa 22 persona mbeten të shtruar në spital, pesë prej tyre në gjendje kritike. Familjarët e të zhdukurve u takuan me presidentin Miguel Diaz-Canel. Atyre u ofrohet ndihmë nga mjekë dhe psikologë.

“Djali im bëri detyrën, shkoi” për të shuar zjarrin, tha për AFP me lot në sy nëna e një zjarrfikësi 19-vjeçar që ndodhej në zonën e depozitimit të karburantit kur shpërtheu rezervuari i parë.

Të dielën, katër avionë nga Meksika dhe Venezuela mbërritën në Varadero, një vendpushim bregdetar 40 kilometra në verilindje të Matanzas, me ekspertë në luftimin e zjarreve në platformat e naftës dhe tonelata shkumë shuarëse. Tragjedia shpaloset tre muaj pas shpërthimit në hotelin ikonik Saratoga në Havana për shkak të një rrjedhje gazi, i cili vrau 46 persona, duke përfshirë një turist spanjoll dhe plagosi më shumë se pesëdhjetë të tjerë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit