4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ku t’i gjejmë proteinat bimore?

Më të lexuarat

Proteinat nuk gjenden vetëm tek produktet shtazore, por edhe tek ato bimore. Proteinat i nevojiten organizmit për ndërtimin e masës muskulore, për ruajtjen e flokëve, thonjve lëkurës etj.

Nga flokët e deri tek thonjtë, proteina është një komponent madhor funksional dhe strukturor i të gjitha qelizave tona. Proteina e furnizon trupin me afro 10 deri në 15 për qind të endergjisë, dhe është e nevojshme për rritjen dhe rregullimin.

Proteinat janë molekula të mëdha të azotuara dhe me hidrolizë japin aminoacidet, të cilat përmes lidhjeve peptide krijohet një zinxhir. Disa nga këto aminoacide janë thelbësore për shëndetin.

Megjithëse të gjitha qelizat bimore dhe shtazore përmbajnë disa proteina, sasia dhe cilësia e kësaj proteine mund të variojë shumë. Dietat me përmbajtje të lartë proteinike janë disa herë të famshme tek personat që duan të humbasin në peshë, dhe janë bërë shumë studime lidhur me efektin e dietave të tilla në humbjen e peshës.

Përsa i përket humbjes së peshës, kjo arrihet vetëm nëse ju do shpenzoni më shumë kalori se sa merrni nëpërmjet ushqimit.

Ushqimet e pasura me proteina na japin ndjesinë e ngopjes në krahasim me ushqimet e tjera që përmbajnë karbohidrate dhe yndyrna.

Proteina me bazë shtazore përmban të gjitha aminoacidet e domosdoshme që i nevojiten një të rritur. Por, mishi i kuq, në veçanti, duhet të konsumohet në sasi të kufizuara pasi ka në përbërjen e tij nivel të lartë të yndyrnave të pashëndetshme, të cilat mund të rrisin presionin e gjakut si pasojë e kolesterolit.

Marrja e një sasie të lartë e yndyrnave të pashëndetshme mund të çojë në rritjen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe çrregullimeve të tjera. Për të marrë proteinë me bazë shtazore zgjidhni shpendët, peshkun dhe butakët

Ja disa nga perimet që përmbajnë proteina për të gjithë ata që nuk pëlqejnë mishin.

Bizelet

Bizelet përmbajnë shumë proteina dhe ndihmojnë për formimin e masës muskulore. Gjithashtu ato ndihmojnë shumë kundër stresit falë sasisë së magnezit që përmbajnë. Përdorini ato në supë apo në gatime të tjera.

Spinaqi

Për të gjithë ju që nuk e dinit.. spinaqi nuk përmban vetëm hekur, ai përmban edhe proteina gjithashtu.

Patatja e pjekur

Patatja përmban karbohidrate, proteina dhe vitamina. Megjithëse mund të duket e çuditshme, po një studim i fundit ka zbuluar se patatet kanë më shumë vlera ushqyese sesa konsumi i një bananeje, brokoli, apo avokadoje. Hulumtuesit janë shprehur se njerëzit gabojnë kur heqin dorë nga patatet për shkak të karbohidrateve (sheqerit në formë amidoni). Patatja ka vitaminë C më shumë se në 3 avokado së bashku.

Brokoli

Brokoli nuk përmban vetëm fibra por është dhe një burim i mirë proteinash.

Lakra e brukselit

Këto lakra të vogla janë superyjet e ushqimeve: Ato kanë në përmbajtjen e tyre shumë elementë ushqyes si kalium dhe vitaminë K. Ato gjithashtu përmbajnë edhe proteina.

Misri

Misri renditet sot si një ndër drithërat më të rëndësishëm dhe më të ushqyeshëm. Ai ka në përmbajtje edhe proteina. Përmban shumë pak yndyrë, ndërsa është i pasur me niseshte, albumina dhe sheqer. Përmban vitamina B dhe C, acid folik, fosfor, kalium dhe magnez. Nëse e piqni apo zieni misrin ai bëhet akoma më i shëndetshëm, sepse çlirohen molekulat të cilat e mbrojnë organizmin nga radikalet e lira.

Soja

Nga e gjithë bima, që arrin një lartësi deri në 80 centimetra, përdoren kokrrat që janë në formën e fasuleve dhe shumë të pasura me proteina, lipide, vitamina, minerale e fibra, izoflavone. Janë pikërisht këta përbërës, fitoestrogjenët tipikë të sojës, që garantojnë një efekt mbrojtës. Izoflavonet kanë në të vërtetë një formulë kimike të ngjashme me estrogjenet dhe janë në gjendje të lidhen me të njëjtët receptorë, duke bllokuar veprimin.

Përbërësi aktiv te soja është genistejni, një lloj fitoestrogjeni që mbron prej kancereve me bazë hormonale. Ai është edhe një kufizues i fuqishëm i disa proteinave që marrin pjesë në rritjen e pakontrollueshme të qelizave kanceroze. Për të përfituar nga vetitë antikanceroze të sojës, duhet të hani 50 gramë në ditë prej saj, qoftë kokrra soje të gjalla ose të pjekura, ashtu edhe toufu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit