8.6 C
Pristina
Friday, January 24, 2025

Ku qëndron urtësia: Pse jomuslimanët po përparojnë, kurse muslimanët po mbeten pas? – Hoxhë Harith Selimi

Më të lexuarat

Shpeshherë parashtrohet pyetja: “Pse jomuslimanët po përparojnë, ndërsa muslimanët nuk po përparojnë!?”

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje në mënyrë të plotë, kërkohet një studim i gjerë, pasi që ka shumë faktorë të ndryshëm që ndikojnë, si ata historikë ashtu edhe bashkëkohorë.

Por, prej pikave kryesore dhe një faktori shumë të rëndësishëm që duhet të ndalemi dhe të meditojmë, është ky:
Sistemet nuk funksionojnë sepse janë më të mira se ndonjë sistem tjetër, por funksionojnë për shkak të përmbajtjes ndaj rregullave të brendshme dhe harmonisë së këtyre rregullave mes vete.

Qoftë ky sistem aq i thjeshtë sa i një biçiklete apo i ndërlikuar sa ai i një veture moderne, ai do të të çojë nga pika A në pikën B, përderisa i përmbahesh atij sistemi.

E ne, si muslimanë, sistemin tonë të zhvillimit të jetës e kemi përzier shumë. Për këtë arsye, si pasojë, nuk sjellim gjëra të frytshme. Jemi pak kapitalistë, pak socialistë, dikund me komunizëm e diku tjetër me sheriat. Kjo nuk sjell asgjë tjetër përveç rremujës së parimeve, që nuk prodhojnë harmoni, por konflikt.

Nuk ka iPhone me sistem Android, as Samsung me sistem iOS, e as telefon me pak iOS e pak Android. Të tjerët këtë e dinë shumë mirë dhe nuk i përziejnë sistemet e tyre.

Ndërsa ne, po veprojmë si ajo sorrja, të cilës i pengoi zëri i kambanës së kishës, u largua dhe shkoi në një xhami. Kur ndoti xhaminë, e përzunë, e atëherë tha me vete:
“Oj sorrë, kishën s’e deshe, xhamisë nuk ia dite rendin, çka je ti!?”

/Hoxhë Harith Selimi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit