1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ku qëndron besimi i atyre njerëze të cilët falen vetëm për xhuma dhe gjatë ramazanit?!

Më të lexuarat

Pyetja:

Ku qëndron besimi i atyre njerëze të cilët falin vetëm namazin e xhumasë dhe gjatë muajit Ramazan falin namaz ? Si është gjendja  me këta persona në Ditën e Gjykimit? Doja një përgjigje të fortë me argumente nga Kurani dhe Suneti, për shkak se këto përgjigje do t’ia adresoj një vellai musliman?

Përgjigja:

Dijetarët kanë dy mendime në këtë çështje:

  1. Mendimi i imam Ahmedit dhe muhadithëve të tjerë është se  ky person është mohues dhe nuk i pranohet xhumaja e as Ramazani.
  2. Mendimi i dytë është se ai është fasik (mëkatar) dhe tek ai së pari kërkohet të pendohet, e nëse jo, ai ekzekutohet si mëkatar e jo si dezertor, ky është mendimi i imam Malikut, Ebu Hanifes, Shafiut.

Argumentet e mendimit të parë, janë disa hadithe të Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në të cilat thuhet: “Dallimi në mes njeriut dhe kufrit është lënia e namazit. ” Gjithashtu argument është dhe hadithi të cilin e transmeton Tirmidhiu nga Ebu Shekiki se shokët e Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)  ka thënë se lënia e asnjë vepre tjetër nuk është konsideruar kufër (mohim), përveç lënies së namazit. Gjithashtu argument është edhe një transmetim tjetër se një grup erdhën tek Abdullah ibn Mesudi dhe e pyetën për fjalën e Allahut “E pas tyre erdhën pasardhës të këqinj, të cilët e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore) e më vonë do të hidhen në çdo të keqe. (Sure Merjem – 59). Të pranishmit pyetën se çdo të thotë fjala “e lanë namazin” ? Ai u përgjigj se ajo është  vonimi i tij nga koha e caktuar. Ata vazhduan bisedën duke thënë se ne e kemi menduar se është lënia e tij. Nëse ata do ta braktisin namazin, do të bëheshin jobesimtar (mohues), – u përgjigj ai.

Përsa i përket argumentave të mendimit të dytë është  hadithi i vërtet të cilin e transmeton Tirmidhiu se Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)  ka thënë ” Ai i cili i ruan (falë) pesë namazet gjatë ditës dhe natës,   Allahu  i ka premtuar se do ta fusë në xhenet. Ai i cili nuk i ruan ato, atëherë Allahu atij nuk i ka premtuar se do ta fusë në xhenet; nëse  dëshiron e fut në xhenet, e nëse nuk dëshiron nuk e futë.”

Argument tjetër është edhe një hadith i gjatë, për të cilin po mjaftohemi duke përmendur vetëm pjesën e duhur, ku  Allahu i Madhëruar me Grushtin e Tij e nxjerr një grup nga xhehenemi prej atyre që nuk kanë bërë asnjë punë të mirë.

Ajo që mendojmë  ne ( Allahu e di më së miri) është se argumentet e mendimit të dytë nuk janë të qarta, për arsye se hadithi i parë ka ardhur me një transmetim tjetër në të cilin thuhet: ” Kush ju përmbahet pesë kohëve të namazit gjatë ditës dhe natës, që Allahu ju ka caktuar juve,  me kushtet e tij, rukunë, sexhden e tij dhe me frikrëspekt, do të ketë tek Allahu një premtim…” Ky transmetim tregon se ai   i cili e vepron këtë, mirpo jo në formën e mire, ai është nën dëshirën e Allahut të Madhëruar, këtu nuk është qëllimi se lënësi i tij është nën dëshirën e Allahut, ndërsa hadithi i Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është i qartë se lënësi i namazit ka bërë kufër (ka mohuar) dhe është e ditur se jobesimtari nuk hyn nën dëshirën e Allahut.

Kurse argumenti i dytë (i mendimit të dytë) nuk është i përgjithshëm, ndërkohë që thënia ” nuk ka bërë asnjë punë të mirë”, përdoret në gjuhën arabe për të treguar pakësimin e veprave që ka bërë, e jo lënia e namazit, ashtu siç e ka vërtetuar imam Ibn Huzejme në librin e tij “Imani”. Nëse  kjo thënie do të ishte e përgjithshme, atëherë hadithi do të binte në kundërshtim me hadithet tjera, ndërsa pejgamberët nuk kanë kundërthënie me veten e tyre. Nëse thonë se thënia e Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)  “kush e lë namazin ka bërë kufër” ka për qëllim kush e mohon, përgjigja për këtë është se ajo që e dimë të gjithë  është se mohimi i çdo gjëje ne fe është kufër, prandaj nuk i mbetet namazit ndonjë specifik që të permendet në hadith se kush e lë atë ka bërë kufër.

Nëse thonë se si është gjykimi i njerzëve në vendin tonë, pasi shumica e tyre e kanë lënë namazin, u themi se njerëzit në kohën tonë klasifikohen në disa grupe:

Prej tyre ka që nuk falen nga mendjamadhësia, për të cilët Allahu ka thënë “… e ata që nga mendjemadhësia  i shmangen adhurimit Tim, do të hyjnë të nënçmuar në xhehenem.” (Gafir – 60)

Prej tyre ka që janë të zënë pasë dynjasë, këta janë ata për të cilët Allahu ka thënë : “E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e Kiametit do ta ringjallim të verbër” (Sure Ta Ha 124).

Prej tyre ka njerëz që nuk e dinë se është obligim apo nëse e lë namazin del nga feja.

Ajo që kërkohet prej nesh është t’i thërrasim (t’i ftojmë) e  t’ua sqarojmë atyre Islamin mire dhe në veçanti namazin dhe jo t’i lëmë të vazhdojnë  në injorancën e tyre.

 

Klubi Kulturor

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit