1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ku ndryshon kamata nga kredia dhe sa here përmendet zekati në Kuran?

Më të lexuarat

Pyetja:

Ku ndryshon kamata nga kredia dhe sa here përmendet zekati në Kuran?

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ajo që është e përbashkët ndërmjet kamatës dhe kredisë është se janë disa lloje të kredive që janë të përhapura te njerëzit sot që në vete përmbajnë kamatë, ndoshta ky është shkaku që ju e bëtë këtë pyetje në këtë formë. Pra, nëse njeriu merr kredi të themi 5000 euro që ato t`i kthejë pas një kohe të caktuar apo me këste, mirëpo shuma që duhet kthyer është më shumë se që kemi marrë, p.sh neve duhet t`i kthejmë 5500 euro, atëherë ky lloj i kredisë është me kamatë dhe konsiderohet e ndaluar.

Nëse marrim kredi dhe sasia që do ta kthejmë me këste është e njejtë me sasinë që kemi marrë, atëherë ajo kredi nuk përmban në vete kamatë dhe është e lejuar.

Me një fjalë, çdo kamatë është haram, kurse çdo kredi nuk është haram, por ajo kredi që përmban kamatë është haram.

Ndërsa për zekatin ju themi se ai përmendet në Kuran gjithsejt 30 herë, 22 herë në ajetet që kanë zbritur në Medine dhe 8 herë në ajetet që kanë zbritur në Mekë.

Alaudin Abazi

14.06.2005

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit