-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

KU MBETI BURRËRIA

Më të lexuarat

BurreParamendo sikur dikush nga shokët e tu të thotë: “Më prit se unë dhe disa shokë, sonte do të vijmë tek ti për ta kaluar një natë, por me kusht që…

-Ta zbukurosh gruan dhe motrën tënde për ne, të ulen para nesh që të kënaqemi duke i shikuar.

Ky person nga ana fetare është mekatar; person që dëshiron lejimin e harameve të Allahut dhe shikim në atë që e ka të ndaluar.

Atëherë, ai është një njeri pa pikë turpi, që bënë mëkate haptazi para Allahut.

Të gjithë ne jemi të pajtimit se, nëse të thotë dikush diçka të tillë do të hidhërohesh! E, si ka mundësi që ta zbukurosh gruan dhe motrën për dikënd që të kënaqet duke i shikuar ato?!

Çka thua nëse shoku yt pa pikë marre i shton kërkesat e tij, duke kërkuar nga ti që të vallëzosh me gruan tënde para tyre?!!!

Natyrisht diçka që “nuk” mund ta paramendosh!!!

Mirë. Çka nëse shoku juaj nuk ka kërkuar asgjë, por ti ia ke plotësuar dhe dhuruar shokëve falas?!!

Kjo ndodh për fat të keq!!!

Bile, në natën e martesës!!!

Për Allahun, më thuaj ku është dallimi mes kërkesave të shokut tënd dhe ditës se martesës në sallën e dasmave?!

Para se të shpejtoj ndokush prej jush në dhënien e përgjigjes, ndalo pak me ato pyetje dhe përballu me veten tënde sinqerisht.

A nuk shpenzon pasurinë për ta zbukuruar nusen, që ajo të duket në fotografinë dhe gjendjen më të mirë në fustanin e saj të bardhë i cili shfaq të gjithë bukuritë e saj, të cilën e ulë afër vetes që ta shohin shokët, dashamirët, të afërmit dhe të tjerët?!

A nuk je ti që pas pak ngritesh dhe vallëzon me nusen para të gjithë të pranishmëve?!!

Për Allahun, më thuaj ku është dallimi mes asaj që ka kërkuar shoku yt dhe asaj që vepron ti në dasëm?

Ku mbet kontrrolli yt fetar…

Ku mbet burrëria, o rini?

Ulet bashkëshortja yte në ditën e parë të jetës suaj dhe bëhet ekspozitë e gjithkujt.

Qëndron deri natën-vonë që shokët e tu të shikojnë atë duke qenë ajo e zbukuruar?

Kur e lenë të vallëzoj dhe kërcej me tingujt e muzikes para të huajve?!

Kur ia heq vallen (shaminë) dhe e bënë që ta shohin ata që nuk kanë të drejtë ta shohin (në atë gjendje)?!

Ku mbeti feja…

Ku mbeti burrëria…

Në dasmat tona popullore, njerëzit bënin dasmën edhe ne ambient të hapur para njerëzve, me pretendimin së deshirojnë të kënaqen!!!

Kur gruaja yte qëndron në rrugë para të huajve?!!

Ti je i ri, a nuk ke dëgjuar komentet e njerëzve pas daljes nga salla duke thënë: “vAllahi nuse shumë e bukur dhe e lezetshme”… tjetri: “nuse, valltare numër një …” tjetri: “po t’i lujke mend prej kokës…” dhe shprehje të tjera që më vie turp t’i përmendi.

Pash Allahun o të rinjë, a dëshironi që të tjerët të thonë kështu për bashkëshortet e juaja?!

Ku mbeti burrëria? Apo ajo ka humbur sikurse edhe të tjerat në shoqërinë tonë?!

Dëgjojmë duke thënë: “Unë nusen time të mbuluar do ta uli afër vetes!!!”

I themi: “A mendon që nëse ajo qëndron me shami nuk e shikon askush?

A ke mundësi që të pranishmit t’i ndalosh që të mos e shikojnë?

A je i sigurt se shejtani nuk do t’ia parafytyroj nusen tënde ndonjërit dhe ai ta kaloj natën duke menduar në nusen tënde dhe bukuritë e saj?

A nuk ke xhelozi që ndokush nga të pranishmit t’ia përshkruaj bukuritë e nuses tuaj vëllezerve dhe shokëve të tij?

A nuk ke xhelozi që nusja jote të jetë top-temë mes djemve të rinjë?

Aliu –Allahu qoftë i kënaqur me të- ka dërguar një person në një qytet të ju thotë atyre: “Kam dëgjuar se gratë tuaja perzihen me meshkuj të huaj në tregje, a nuk keni xhelozi?”

O ti djalosh, a nuk xhelozon që gruan tënde ta hanë sytë e të tjerëve, apo xhelozia ka ikur nga ti pa kthim?

O rini, a nuk e dini se shikimi i ndonjërit prej jush në gruan e huaj i shkruhet mëkat?!

Kujtojeni fjalën e Muhammedit -alejhi selam-: “Le të mos e pasoj shikimi-shikimin , e ytja është e para, e jo edhe tjetra”, d.m.th nëse syri yt bie pa qëllim në gruan e huaj, e pastaj ti ke kërkuar falje tek Allahu, me lejen e Allahut do të falet ajo; por nëse e kthen shikim me qëllim, atëherë ti ke mëkat, dhe nëse përsëritet shtohet mëkati, e nëse gruaja është e zbuluar dhe e tërheq vëmendjen tënde, edhe ajo ka mëkat sikurse ti (pa ju pakuar asnjërit).

Pash Allahun, sa mëkate ke shkaktuar ti dhe nusja jote e zbukuruar, duke qëndruar ulur në sallë para mysafireve?!

Pash Allahun, sa mëkate ke regjistruar në fletushkën e punëve tua tek Allahu, po atë natë?!

Pash Allahun, sa mëkate ke grumbulluar ti dhe nusja jote në natën e parë të jetës suaj bashkëshortore?

Pse ke vepruar një sunet prej suneteve të Muhammedit (alejhi selam), ndërsa ke shtuar risi prej të cilave është i pastër i derguari ynë?!

Pse ke vepruar sunetin e Muhammedit (alejhi selam) dhe në atë gëzim nuk ke përmendur as Allahun, as Muhammedin (alejhi selam)?

Pse ke toleruar që shejtani të bredhë andej-këndej në dasmën tënde, duke qenë ti dhe nusja jote të dhënë pas muzikës dhe vallëzimit?

Frikohuni Allahut me bashkëshortet tuaja.

Frikohuni Allahut kudo që të jeni .

Përshtati: Valdet Kamberi

Burimi: www.shkollaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit