2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ku mbet liria e shprehjes? – As Gjykata e Apelit s’lejon të publikohet kënga “Shqiptari2” (Video)

Më të lexuarat

Ambasadorja e Kosovës në Itali , Alma Lama sapo ka njoftuar se kënga e titulluar “Shqiptar 2” e Gold Ag, me vendim të Gjykatës së Apelit do të bllokohet dhe nuk do të lejohet të shfaqet.

Lama ka zbuluar se do të bëhet ndalimi i këngës dhe bllokim i xhirollogarive të këngëtarit, por dhe të atyre që e kanë publikuar.

“Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore për masën e sigurisë së ndalimit të këngës fyese ndaj meje me titull “Shqiptari 2” që do të thotë, ndalim i këngës dhe bllokim i xhirollogarive të këngëtarit dhe atyre që e kanë publikuar. Ecim më tej me vendosjen e rendit në vend…”, ka njoftuar Lama.

Gold AG (Arian Agushi) në këngë përmend një numër të madh të personaliteteve politike shqiptare dhe jo shqiptare në këngën e tij, kurse deri më tani ka reaguar vetëm ish-deputetja Lama.

https://www.dailymotion.com/video/x2ayv6y_gold-ag-shqiptar-2_music

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit