-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ku mbet Irfan Salihu

Më të lexuarat

Ishim shumë të lumtur nëse do na jepej mundësia për të bërë një foto me hoxhë Irfan Salihun dhe pastaj atë ta postonim në facebook nga e cila prisnim të merrnim me qindra pëlqime (like).
Udhëtonim me qindra kilometra veç për të falë xhumanë tek xhamia ku ligjëronte Irfan Salihu, e dëshira për like përsëri nuk mungonte rrugës për te Irfan Salihu, pastaj live me Irfan Salihun etj.
Profilet e facebookut ishin të stërmbushura me foto të “LUANIT TË MINBERIT” siç e quanin disa nga xhemati derisa iu sosën liket.
Nuk kaloj shumë kohë dhe popullariteti i hoxhës veç se filloj t’i pengojë disa mediave dhe qarqeve të caktuara të cilat morën një sulm të hatashëm kundër hoxhës në fjalë dhe BIK (Bashkësia Islame e Kosovës) u dorëzua, u bë viktimë shumë shpejt dhe morri një vendim për ta pushuar nga detyra për një vit.
Xhemati përsëri filloi me eufori të shprehë gatishmërinë për të qenë n’krah me hoxhën të cilin e duan shumë dhe nuk e harrojnë.
Kjo mbështjetje morale për hoxhën Irfan Salihu në rrjete sociale zgjati disa javë apo muaj, mirëpo profilet e disa nga xhematlinjve filluan të zbukurohen përsëri me foto të natyrave të ndryshme. Me një fjalë filluam ta harrojmë.
Jo veç kaq. Harruam se hoxhë Irfani është njeri familjar dhe tashmë është i pa papunë dhe ndoshta mundë të ballafaqohet edhe me krizë ekonomike.
Harruam të mendojmë se hoxhë Irfani ka nevojë për mbështetjen tonë morale, ekonomike etj.
Sa prej nesh trokitën në derën e hoxhës Irfan se ne jemi këtu, ne jemi mbrapa teje, ne të duam më shumë se sa për një foto? Sa prej nesh kemi kontribuar apo kontribuojmë në presion ndaj BIK-ut për ta kthyer hoxhën aty nga ku ne bënim foto?
Sa e sa ,sa e sa prej nesh…?
Sot, ku u bënë më shumë se një vit nga shkarkimi nga detyra e hoxhës Irfan Salihu, BIK-u vazhdon të heshtë ndaj vendimit të saj edhe pse ky vendim ka disa muaj që ka skaduar dhe hoxha duhet të kthehej në vendin e punës ku besimtarët e presin për t’u këshilluar dhe ruajtur moralin e tyre me besimin në Zot dhe dashurinë ndaj njerëzve.
Ne i duam hoxhallarët më shumë se fotot!
Naim Hoxha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit