0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ku jeni BDI?! – SKANDAL: Prefekti i VMRO-së komunën e bënë kishë, ai thotë asnjëherë nuk mund të ndërtohet xhami

Më të lexuarat

Prefekti i VMRO-DPMNE-së i komunës së Kriva Palankës, Arsence Aleksovski po trondit Maqedoninë. shkruan Zhurnal.

Ai në  hyrje të  komunës  po ndërton një  kishë  të  madhe me qëllim që  qyteti të  jetë  monoetnik dhe monofetar maqedonas i besimit ortodoks, dhe cdo pjestarë  i besimit tjetër do të  kundërshtohet deri në  vdekje.

Aleksovski ka deklaruar publikisht se deri sa jetë  në  postin e kryetarit të  komunës së  Kriva Pallankës, asnjëher në  këtë  qytetet nuk mund të  ndërtohet xhami ose ndonjë  objekt tjetër fetar.

Aleksovki është  decid se në  Kriva Pallankë  do të  ndërtohen vetëm kisha, edhe atë  një  kishë  para godinës së  komunës ku besimitarët ortodoks pasi të  lidhin kurrorë  do të  mund të ndezin qiri.

“Unë  deri sa të  jem kryetar komune nuk do lejoj të  ndërtohen objekte tjera fetare përvec kishave”, ka deklaruar ai në fjalimin para këshilltarë ve komunal i pyetur se si është  e mundur që  para Komunës të  ndërtohet vetëm kishë .

Ndryshe, Maqedonia është  shtet sekular, ku shteti është  i ndar nga religjioni. Rasti i prefektit të  VMRO-DPMNE-së do të  ngjallë reagime të  shumta, për shkak se në  të  ardhmen me plot legjitimitet shqiptarët në  Maqedoni mund të  kërkojnë  të  ndërtohen xhamija në  oborrin e 16 komunave të  Maqedonisë.Kur mund mundet në  Kriva Pallankë ,pse nuk mundet në  Cair,Tetovë  dhe Gostivar.

Ndryshe edhe në  komunë n e Aerodromit në  Shkup,Ivica Konevski  në  vendbanimin Licice ku jetojnë  mbi 2000 mijë  shqiptar,prefekti i komunës nuk lejon që  të  ndërtohet xhami

https://www.facebook.com/Arsenco.Gradonacalnik/videos/950564228347720/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit