8 C
Pristina
Thursday, January 30, 2025

Ku janë imamët tanë dhe drita e diturisë në qytetin tonë?

Më të lexuarat

Ku janë imamët tanë dhe drita e diturisë në qytetin tonë?

Në Tetovën tonë të dikurshme, mexhliset e diturisë ishin një simbol i identitetit, stilit të jetës dhe shpirtit të qytetit. Xhamitë ishin jo vetëm vende të faljes, por edhe qendra të arsimimit islam dhe zhvillimit shpirtëror. Sot, megjithëse objektet e xhamive janë ndërtuar me madhështi, brenda tyre mungon ajo që i jep shpirt dhe kuptim xhamisë: përhapja e diturisë dhe udhëzimit.

Kemi një problem që po na shqetëson shumë: nuk e dimë më ku të shkojmë për të falur xhuman. Jo për shkak të mungesës së xhamive, por për shkak të mungesës së imamëve të përkushtuar, të arsimuar dhe të përgatitur për t’i udhëhequr xhematet me dije, frymëzim dhe devotshmëri. Sot, duket se roli i imamit ka rrëshqitur nga ai i një mësuesi të fikhut, një interpretuesi të Kuranit dhe një udhëheqësi shpirtëror, në një këngëtar të ilahive në tubimet fetare.

Ku është Tetova e medreseve të mëdha dhe e mexhliseve të urtësisë, ku hoxhallarët përçonin dituri në çdo vendtubim?
Ku është fryma e xhamive si qendra e arsimimit, ku fëmijët mësonin bazat e fesë dhe të rriturit thelloheshin në njohuritë islame?

Është koha që të pyesim veten dhe të kërkojmë zgjidhje.
Çfarë i ka ndodhur qytetit tonë?
Kush duhet ta udhëheq këtë ndryshim pozitiv?

Roli i imamëve tanë duhet të rikthehet në origjinë, si bartës të dritës së diturisë dhe udhëheqës të vërtetë të xhematit. Për këtë, kërkohet përkushtim i imamëve, mbështetje nga xhemati dhe një përpjekje kolektive për ta rikthyer Tetovën si qytetin e dritës dhe diturisë, qytetin e xhamive dhe mekebeve.

Thjeshtë është një mendim që e shpreha në shkrim.

Ju si mendoni?

/Hoxhë Ali Aslani/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit